Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë, filloi të mërkurën në Gjykatën e Kancelarisë së Delaware. Padia vjen si pasojë e skandalit të privatësisë së vitit 2018, që përfshiu firmën e konsulencës politike Cambridge Analytica.

Investitorët pretendojnë se Meta nuk i informoi plotësisht për rreziqet që të dhënat personale të përdoruesve të Facebook-ut do të keqpërdoren nga Cambridge Analytica. Ata akuzojnë drejtuesit e kompanisë se shkelën në mënyrë të përsëritur një urdhër të vitit 2012 nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), i cili kërkonte ndërprerjen e mbledhjes dhe ndarjes së të dhënave të përdoruesve pa pëlqimin e tyre. Aksionerët thonë se Facebook i shiti më pas këto të dhëna partnerëve komercialë.

Si pasojë e skandalit, Facebook pagoi një gjobë prej 5.1 miliardë dollarësh për të zgjidhur akuzat e FTC-së, si dhe arriti një marrëveshje privatësie prej 725 milionë dollarësh me përdoruesit. Tani, investitorët kërkojnë që Zuckerberg dhe drejtuesit e tjerë të rimbursojnë kompaninë për gjobën e lartë dhe kostot e tjera ligjore, duke e çuar dëmin total në mbi 8 miliardë dollarë./kb

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV