46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2024 nga Banka Botërore.

Të dhënat janë pjesë e raportit Global Findex 2025, i cili u publikua këto ditë dhe ofron një panoramë globale mbi përfshirjen financiare të qytetarëve në më shumë se 120 shtete.

Në Shqipëri, anketa është zhvilluar me 1,000 persona dhe ka treguar se përkundër përmirësimeve krahasuar me vitin 2011 kur afërsisht 30% kishin një llogari bankare  vendi ynë vijon të mbetet pas mesatares globale, që në vitin 2024 arriti në 79%.

Në nivel global, përfshirja financiare ka shënuar përparim të ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.

Nga viti 2011 deri në vitin 2024, përqindja e të rriturve që kanë një llogari bankare është rritur me 28 pikë përqindjeje – nga 51% në 2011 në 79% në 2024.

Rritja ka qenë më e theksuar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku zhvillimet teknologjike, veçanërisht pagesat dixhitale dhe platformat celulare, kanë luajtur një rol kyç në zgjerimin e aksesit financiar.

Sipas raportit për Shqipërinë:

35% e të anketuarve kanë kryer ose kanë marrë një pagesë dixhitale.

Vetëm 15% përdorin një llogari bankare për të kursyer.

11% kanë marrë kredi nga institucione formale si banka ose kompani financiare.

93% e shqiptarëve zotërojnë një telefon celular.

83% kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit.

Të dhënat për Shqipërinë janë mbledhur nga 15 maji deri më 26 qershor 2024, dhe anketa ka një marzh gabimi prej rreth 3.5%.

Banka Botërore bën të ditur se zonat shumë të thella rurale, që përfaqësojnë rreth 2% të popullsisë, nuk janë përfshirë në kampion për shkak të vështirësive në aksesim./ Monitor/kb

Të fundit

Këmbimi valutor 30 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.4 lekë dhe do shitet...

A jemi në pragun e Luftës së 3-të Botërore?

GJENERAL PIRO AHMETAJ Pyetje trilona dollarë: ”A ndodhemi në prag të Luftës së Tretë Botërore?” Cilat janë mësimet nga Lufta I dhe II? Çfarë peshe...

Punëtorët evakuojnë centralin bërthamor të Fukushimës për shkak të frikës nga cunami

Punëtorët në termocentralin bërthamor të Fukushimës në Japoninë lindore, i cili pësoi një nga dy aksidentet më të këqija bërthamore në historinë moderne dhe...

“Independent”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për pushime në vitin 2025

Jeni duke kërkuar një vend për pushime me buxhet të ulët? Ne ju rekomandojme pese destinacionet më të mira në vitin 2025 – nga...

Propozuesit ‘ilegalë’ të një debati publik mbi Kodin penal

Nga Mero Baze Zërat që kritikojnë propozimet për Kodin e ri penal janë shtuar dhe në emër të institucioneve. Sot atë e kundërshtoi me shumë...

Lajme të tjera

Web TV