Aksionet e Ramës/ Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aksionet e Ramës në sigurinë ushqimore, ndërtimet si dhe në pushtetin vendor. Ai U shpreh se zbatimi i ligjit nuk duhet të vijë si fushatë, por si një veprim i përhershëm shtetëror që të kthehet në kulturë qytetare.

“Zakonisht vera është një periudhë ku ka krizë lajmesh dhe mediat vuajnë, por kjo ka qenë një periudhë e mirë për të ushqyer qoftë redaksinë e informacionit apo edhe njerëzit që merren me analizën apo debatin politik.

Ajo qv bie në sy në kampin e qeverisë, është fakti që kemi të bëjmë me disa ndërhyrje të institucioneve të rëndësishme shtetërore, atyre që merren me menaxhimin e territorit, siç janë inspektoriati i mbrojtjes së terrirotit për prishjen e ndërtimeve pa leje apo lirimin e hapësirave publike në plazhe, inspektoriati i tatimeve dhe ai i kontrollit të cilësisë ushqimore, pra që janë vënë në lëvizje pikërisht pas urdhrave ekskluziv të kryeministrit dhe kanë marrë natyrën e një fushate.

Kjo është ajo që përbën edhe thelbin e asaj që nuk shkon, jo ajo çfarë po bëhet në kuadër të kësaj fushate por vetë termi fushatë, pasi llogjika ta do që ligji nuk zbatohet me fushata.

Pra, strukturat shtetërore deri tani kishin heshtur dhe në momentin kur doli një urdhër nga kryeministri u ndezën fadromat, filluan të prishin banesat, ndërtimet pa leje, u dha urdhri dhe filluan të largohen çadrat apo shazllonet apo struktura të tjera që kishin pushtuar plazhet publike, u hoqën tenda, rrethime apo struktura të tjera që kishin pushtuar trotuaret nëpër qytete.

Po kështu edhe për kontrollin e cilësisë së ushqimeve, u ndaluan shitjet në rrugë.

Të gjitha këto duhet të kishin ndodhur në mënyrë sistematike dhe besoj që nëse shteti do të krijonte një veprim të përhershëm, jo thjesht me urdhra dhe fushata, zbatimi i ligjit do të merrte edhe formën e një kulture qytetare”, tha Kikia./e.t

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV