Bashkitë dhe privati do të detyrohen të investojnë në teknologji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Berati, ku u takua mepërfaqësues sipërmarrjeve në sektorin e teknologjisë, inovacionit dhe start-up-eve, Kryeministri EdiRama paralajmëroi vendosjen e një detyrimi për sektorin privat që të investojënë teknologji, me mundësi që këto investime të zbriten nga taksat.

Rama njoftoigjithashtu se do të ngrihet një Këshill i posaçëm për teknologjinë, që do tëmblidhet rregullisht për të diskutuar sfidat dhe zhvillimet e sektorit. KRONIKËNë qytetin e Beratit, KryeministriEdi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë, inovacionit dhe start-up-eve..

Në fokus të diskutimeve ishte nisma “Shqipëria2030” dhe sfidat që sjell rrugëtimi drejt integrimit në Bashkimin Europian.Gjatë fjalës së tij, Rama propozoingritjen e një Këshilli të posaçëm për këtë sektor, i cili do të shërbejë sinjë forum i rregullt bashkëpunimi.

“Ja vlen të kemi një Këshill, një forum, ku të mblidhemi të paktën 3 herënë vit për të diskutuar mbi çështjet dhe të rejat, qoftë për mirë qoftë përkeq, të katërmujorit të mëparshëm, natyrisht nëse ju jeni dakord”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se megjithëse Shqipëria ka përparuar në shërbimet dixhitale, ende ekzistojnë boshllëqe, sidomos në sektorin privat. Ai ngriti shqetësimin për mungesën e masavembrojtëse ndaj sulmeve kibernetike: “Nesër mund të sulmojnë një bankë, një spital privat, një strukturëprivate të shpërndarjes së ushqimeve dhe mund të bëjnë problem shumë të madh.Jemi duke menduar si të ndërtojmë një sistem ku nga një anë t’u vendosim njëdetyrim të gjitha institucioneve në nivelin vendor, apo në sektorin privat qëtë kenë një përqindje investimi në teknologji. Me sektorin privat të shohimmundësinë që investimi në teknologji të jetë i zbritshëm nga taksat”.

Në mbyllje të takimit me përfaqësuesit e teknologjisë dhe start-up-eve, Kryeministri deklaroi se qeveria po punon që prokurimet publike të bëhen në të ardhmen përmes Inteligjencës Artificiale, duke reduktuar sa më shumë ndërhyrjen njerëzore – përveç firmës përfundimtare./e.t

Të fundit

Horoskopi ditor, 9 Gusht 2025

Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë...

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani Asparuh – kalojnë lumin Danub...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Lajme të tjera

Web TV