Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre.

Emoji, të cilat janë krijuar për herë të parë në vitin 1999 nga krijuesi japonez, Shigetaka Kurita, janë bërë kaq të njohura sa që dërgohen rreth 10 miliardë ‘emoji’ çdo ditë.

Në vitin 2015, fjalori i Oxfordit e shpalli ‘emoji’ si fjalën e vitit.

Sipas ekspertëve të Emojipedia, tre figurat digjitale më të përdorura janë: ❤️zemra e kuqe- simbol i dashurisë dhe afeksionit; 😭 një fytyrë që qan me zë të lartë – përdoret për të shprehur trishtim ose gëzim të tepruar; 😂një fytyrë që shkrihet nga e qeshura – shpreh qeshje të forta ose humor të madh.

Për më tepër, çdo ‘emoji’ duhet të miratohet nga Unicode Consortium, një grup që vendos se cilët ‘emoji’ duhet të shtohen në përdorim.

Aktualisht, ekzistojnë më shumë se 3500 ‘emoji’, duke ofruar një gamë të gjerë shprehjesh dhe simbolikash për përdoruesit./E.T

Të fundit

“Vrasës, kthehuni në shtëpi!”/ Familja hebreje sulmohet në Milano

Një burrë hebre francez u sulmua dhe u nxor nga një stacion benzine në Lainate, pranë Milanos, duke bërtitur...

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, bllokohet qarkullimi

Reshje e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Milot, ku gjatë natës është raportuar një rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit....

Holokausti: Kampi i Përqendrimit Dachau çlirohet nga trupat amerikane

29 prill 1945 – Lufta e Dytë Botërore  Më 29 prill 1945, trupat amerikane të Divizionit të 45-të të Ushtrisë së SHBA hynë në një...

Velipoja në fokus/ Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga plazhi i Velipojës, ku shihen efektivët e policisë dhe IMT-së në aksionin për lirimin...

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025/ Fond i kufizuar

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e Mbrojtjes ka evidentuar 45 vatra zjarri...

Lajme të tjera

Web TV