Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I komentuar si kryebashkiaku që nuk po i bindet urdhrave verbalë të kryeministrit për të kërkuar dorëheqjet e vartësve, qytetari numër një i Hasit, Miftar Dauti, shprehet se bashkia që ai drejton, ndonëse me mangësi në kapacitetet njerëzore, është përpjekur të përmbushë të gjitha detyrimet e saj. Sipas tij, urdhrin e kryeministrit duhet ta zbatojnë ato bashki që ndjejnë se për vite me radhë nuk e kanë kryer siç duhet punën e tyre.

“Jemi të angazhuar të respektojmë të gjitha angazhimet që kërkon qeveria për pushtetin vendor. Jemi të angazhuar të kryejmë të gjitha detyrimet që kemi”, thotë Dauti për A2 CNN. “Ai nuk ka folur konkretisht me emër për bashkitë. Ka bashki që ndoshta kanë 20 vite me të njëjtën administratë dhe ndoshta ka vend për ndryshime dhe detyrimisht ata që e ndjejnë që duhet zbatuar, duhet zbatuar”.

Më tej, Dauti ka argumentuar se nuk e ka luksin dhe as kapacitetet njerëzore për të kryer rotacione të tilla, edhe për faktin se punonjësit aktualë janë trajnuar vazhdimisht për të përmirësuar shërbimin ndaj publikut.

“Nuk jemi në ato kushte komode që të fillojmë nga e para, të bëjmë ndryshime që të vazhdojmë të trajnojmë prapë njerëz të tjerë, kur kemi 2 vjet që e trajnojmë administratën. Është kosto dhe nuk kemi njerëz të kualifikuar që të kryejmë ato detyrime”, thotë Dauti.

Në fund, kryebashkiaku i Hasit, i pyetur nëse do të vijojë të mos zbatojë urdhrat verbalë të kryeministrit, është shprehur: “Nuk jemi për të mos i zbatuar, por jemi të përkushtuar të zbatojmë vetëm ligjin”.

Bashkia e Hasit rezulton ndoshta e vetmja në vend që nuk ka ndërtime pa leje në hapësirat publike. Ndërkohë, ndërtimi pa leje i banesave në tokat e administruara nga vetë qytetarët është një problematikë që tashmë është referuar për zgjidhje ligjore./kb

Të fundit

Dhunimi i kamarierit në Vlorë, flet vëllai i policit: Nuk e qëlloi Ardiani!

Vëllai i policit të përfshirë në incidentin e dy dite më parë, ku u dhunua një kamerier 18-vjeçar në...

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali...

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

Dita e sotme ka nisur e freskët dhe e gjithë kjo javë do të jetë më e freskët se java që lamë pas. Këtë...

Bulmeti në Shqipëri, 31.5 % më shtrenjtë sesa në BE!

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe...

“Stërvitem çdo ditë për të ngjitur hekurat”/ A po paralajmëron Meta daljen nga qelia?

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, rrëfen në një intervistë ekskluzive për “Off the Record”, se si po e kalon verën pas hekurave,...

Lajme të tjera

Web TV