Nga Elton Metaj
Këshilli i Bashkimit Europian miratoi paketën e 18-të sanksioneve kundër Rusisë . Qëllimi i sanksioneve është ta bëjnë më të kushtueshme vazhdimin e luftës në Ukrainë , duke goditur të ardhurat nga energjia, sektorin financiar dhe aftësinë e industrisë ushtarake.
Masa tregtare
Kufizime shtesë për teknologjinë e avancuar.
Ndalime në eksport, që i korrespondojnë një vlere 2.1 miliardë euro, në shkëmbimet tregtare të vitit 2024.
Masa financiare
Ndalimi i plotë i transaksiomeve për 22 banka ruse, krahas 23 bankave të ndaluara tashmë.
Zgjerimi i ndalimit të transaksioneve për operatorët financiarë të vendeve të treta.
Ndalimi i transaksioneve për Fondin rus të Investimeve Direkte.
Ndalimi i sigurimit të disa software bankarë.
Masa energjetike
Ndalimi i eksportit për nënproduktet e rafinuara të naftës që prodhohen nga nafta bruto ruse.
Ulja e çmimit të naftës bruto nga 60 USD në 47.6 USD dhe vendosja e një mekanizmi dinamik dhe automatik për çmimin në të ardhmen.
Ndalim i plotë i transaksioneve për #NordStream 1 dhe #NordStream 2.
Masa shtesë të përgjithshme
105 anije të tjera janë shtuar në listën e kontributorëve për të ardhurat ruse nga energjia.
Kjo e çon në total numrin e anijeve të listuara në 444.
Kufizime eksporti për 26 subjekte të reja që ndikojnë në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë./e.t