Safet Gjici në qeli, KQZ i kërkon pagesën e gjobës përmes përmbarimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse ndodhej në burg për shkak të një video-skandali, “faturat” e kanë përndjekur Safet Gjicin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka “përndjekur” atë edhe në qeli, pasi nuk kishte paguar një gjobë 1 mln lekë të vjetër.

KQZ shkoi në Gjykatën Administrative dhe paditi Gjicin për mos pagimin e detyrimit, duke vendosur adresë për ish-kryebashkiakut burgun e Durrësit.

Gjykata nuk e konsideroi rrethanë justifikuese faktin se Gjici ndodhi në qeli, dhe ka firmosur një “urdhër ekzekutiv” duke lejuar që përmbarimi të bllokojë pasuritë e Safet Gjicit, dhe të kalojë lekët tek KQZ.

Në maj 2023, kryebashkiaku i Kukësit, Gjici, mori një gjobë në masën 100 000 lekë për përdorimin e burimeve publike pasi u faktua se kishte zhvilluar takime elektorale në oborrin e dy shkollave 9-vjeçare. Për këto veprimtari politike në ambiente publike u gjobitën dhe drejtorët e shkollave në masën 2500 lekë.

Por më pas ai u arrestua dhe nuk e pagoi gjobën. Gjici u lehtësua duke kaluar në arrest shtëpie në maj të këtij viti. Në qershor gjykata lëshoi urdhrin e marrjes së parave të tij përmes përmbarimit, por vendimi është dërguar në burg, e jo në shtëpinë e debitorit./kb

Të fundit

Ndizet një tjetër konflikt… për një shkëmb në mes të detit

Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në...

VIDEO/ E pazakontë! E reja i jep lamtumirë burrit duke i kërcyer “twerk” para arkivolit!

Çdo person e përjeton pikëllimin në mënyrën e vet, por ajo që ndodhi në një funeral në Peru shkon përtej… të zakonshmes! Në një video...

Bankat përfitojnë nga kursi i Trump

Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimeve në tregun e aksioneve. Tradicionalisht, në SHBA, bankat janë të parat. Por pavarësisht rezultateve...

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”/ Avokati i Metës: Problemi korrupsioni, jo takimet intime

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve, duke deklaruar se nuk ka asnjë problem...

Gjigandi i qiellit “Antonov” fluturon fshehurazi nga Ukraina, revoltë në Moskë

Një operacion masiv, nën radar, bëri që një nga avionët më të mëdhenj të transportit në botë, Antonov AN-124, me kodin UR-82073, të fluturonte...

Lajme të tjera

Web TV