“8 vite e martuar, nuk lindim dot fëmijë. Burri refuzon të bëjë analizat”

Një grua nga Elbasani ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë, duke u përpjekur të marrë një mendim për shqetësimin e saj familjar. Nuk është vetëm shqetësimi i saj, por një nga temat më delikate në shoqërinë shqiptare sot.

“Kam 8 vite e martuar dhe kam nje marredhenie te shkelqyer me burrin tim. Ne jetojme ne Elbasan. Me pare kemi jetuar ne fshat. Jemi te dy ne pune dhe deri me sot gjerat kane shkuar shume mire mes nesh. Problemi eshte se duam te kemi nje femije dhe nuk po mundemi. Shqetesimi im eshte mentaliteti i burrit. Une, me porosine e tij, i kam bere te gjitha analizat mjekesore dhe rezultatet jane shume pozitive. Nuk ka asgje qe nuk shkon tek une. Jam mire dhe mund te lind femije. Ai, nderkohe, nuk pranon te beje analizat. Thote se problemin e kam une. Nje dite, ne debat e siper, me tha nje fjali qe nuk e kaperdij dot. Nese do te te tregoj a jam mire, do bej femije me nje grua tjeter, me tha. Ishte nje gje shume e rende per mua. M’u duk nje mungese respekti ndaj meje dhe fyerje, sepse une nuk kam asnje problem. Me thoni, si duhet te veproj? Arsyeja pse ju shkrova eshte se komentuesit mund te tregojne historite e tyre dhe ndoshta dikush me jep nje ide apo mendim”, – na ka shkruar ajo.

Urojmë që ky lajm të lexohet sa më shumë. Mirëpresim komentet tuaja në postim ose nëpërmjet hapësirës së mesazheve në kutinë tonë ‘inbox’ të faqes. m.p.