Kapet me 11 kg kokainë dhe pistoletë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Bolonjës ka arrestuar një shtetas shqiptar 34 vjeç, i cili u kap me mbi 11 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri.

Shqiptari ishte nën mbikëqyrje prej disa kohësh, pasi rezultonte me precedentë penalë më parë. Ai ishte dënuar më me 14 vite burg për vrasjen e një muratori rumun 25-vjeçar, ngjarje e ndodhur më 26 shtator 2011 në Bolonjë.

Sipas autoriteteve, shqiptari kishte vuajtur dënimin për krimin dhe për shfrytëzim prostitucioni “nga viti 2011 deri në maj të vitit 2024”.

Hetuesit gjatë një periudhe vëzhguan lëvizjet e shqiptarit, dhe më pas ndërhynë dhe ushtruan kontroll në banesën e tij në Castel dei Britti, një fshat i vogël i San Lazzaro di Savena, në zonën e Bolonjës.

Gjatë kontrollit në bodrumin e shtëpisë, u gjet një çantë që përmbante 10 blloqe kokaine me peshë totale 11.405 kilogramë dhe një pistoletë Arminius 38 Special të fshehur në një furrë të integruar, i cili u vodh në provincën e Sienës në nëntor 2022. Brenda çantës ishte edhe një çorape që përmbante 23 fishekë. m.p.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV