“Kujdesu për babain tim”, fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë së Air India

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja që po trondisin opinionin publik dhe industrinë e aviacionit.

Sipas një raporti paraprak të autoriteteve indiane dhe burimeve amerikane të përfshira në hetim, kapiteni Sumeet Sabharwal, 56 vjeç, dyshohet se ka ndërprerë furnizimin me karburant të avionit, vetëm sekonda pas ngritjes nga pista. Dy çelësa të karburantit, që zakonisht mbeten të aktivizuar gjatë gjithë fluturimit, rezultojnë të jenë vendosur në pozicionin “Cutoff”, çka bëri që motorët të ndalonin së punuari.

Avioni Boeing 787 Dreamliner, i nisur nga Ahmedabad drejt Londrës më 12 qershor në orën 13:38, qëndroi në ajër për vetëm 30 sekonda para se të përplasej në një zonë të banuar. Nga përplasja humbën jetën 241 persona në bord dhe 19 të tjerë në tokë, ndërsa vetëm një pasagjer mbijetoi në mënyrë të pabesueshme.

Zyrtarisht, nuk është konfirmuar se kush nga pilotët mbylli furnizimin me karburant. Por regjistrimet nga “black box” tregojnë një dialog alarmant në kabinë, ku njëri pilot pyet: “Pse u ndërpre?” dhe tjetri përgjigjet: “Nuk isha unë.”

Sipas hetuesve amerikanë dhe raportimeve të Wall Street Journal, provat tërheqëse nga komunikimi sugjerojnë se veprimi mund t’i përkasë kapitenit Sabharwal, i cili ishte në rolin e monitoruesit në atë moment, ndërsa bashkë-piloti Clive Kunder, 28 vjeç, ishte në kontroll të avionit gjatë ngritjes.

Kapiten Sabharwal ishte një pilot me mbi 8,200 orë fluturimi dhe gëzonte reputacion të lartë në komunitetin e aviacionit. Miq dhe kolegë e përshkruajnë atë si një njeri të qetë, profesionist të përkushtuar dhe “shpirt të butë”. Ai nuk kishte pasur asnjë incident serioz gjatë karrierës së tij dhe ishte i njohur për sjelljen e tij të respektueshme.

Lexo edhe :  Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët shumë pranë rrugës së Bypassit

Por pas tragjedisë, autoritetet po shqyrtojnë edhe aspektin psikologjik të kapitenit. Burime të afërta me hetimin kanë treguar se Sabharwal kishte kaluar një periudhë të vështirë personale pas vdekjes së nënës në vitin 2022, duke u ndarë më pas nga bashkëshortja dhe u transferua në Mumbai për t’u kujdesur për të atin 90-vjeçar.

Disa pilotë të tjerë të Air India kanë përmendur probleme të mundshme me shëndetin mendor, ndonëse kompania ajrore kishte dhënë leje mjekësore për fluturimin, pas kontrolleve rutinë dhe analizave të alkoolit, të cilat rezultuan të pastra.

Pak orë përpara fluturimit fatal, Sabharwal i kishte thënë rojës së kompleksit ku banonte: “Kujdesu për babanë tim. Do të kthehem shpejt.”

Ende nuk është e qartë nëse ndërprerja e karburantit ishte një gabim fatal, një akt i qëllimshëm apo një defekt teknik. Ekspertët e aviacionit e kanë përshkruar vendosjen e çelësave në “Cutoff” menjëherë pas ngritjes si një veprim “absolutisht të pashpjegueshëm”.

Hetimet janë në zhvillim, ndërkohë që raporti përfundimtar pritet të sqarojë nëse kemi të bëjmë me gabim njerëzor, vetëvrasje me pasoja masive apo një zinxhir ngjarjesh tragjike që çuan në katastrofën ajrore më të rëndë të Indisë në dekadat e fundit. m.p.

Të fundit

Pjerin Ndreu: Partitë e vogla si futbollistët, e nisin si talente dhe përfundojnë pa ekip

Përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për një mandat deputeti, ka qenë kryefjala politike e ditëve të fundit....

Dhuna digjitale ndaj fëmijëve në Shqipëri, vajzat më të prekura nga incidentet online

Dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri ka shënuar një rritje alarmante gjatë vitit 2024. Të paktën sipas Raportit Kombëtar për Sigurinë...

Dosja voluminoze me 60 mijë faqe për Veliajn, 30 të pandehur, shoqëri dhe OJF!

Strukturat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë zgjeruar hetimet në lidhje me dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion...

Qeveria miraton prokurim më të shpejtë për ushtrinë gjermane, ja ç’do të thotë kjo

Me fondin special, qeveria gjermane i ka dhënë vetes hapësirë për manovrim. Tani, kabineti vendosi që fondet për armët mund të shpenzohen më shpejt....

Kërkohet burgim i përjetshëm për Arsen Muskurtin, vrau vëllanë dhe kunatën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm...

Lajme të tjera

Web TV