Misteri: Koreja e Veriut mbyll resortin luksoz, vetëm dy javë pas hapjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm 14 ditë pas hapjes së Zonës Turistike Bregdetare Wonsan Calma, autoritetet në Korenë e Veriut kanë njoftuar se vendpushimi nuk do të pranojë më vizitorë të huaj.

I promovuar si një destinacion luksoz për vendasit dhe të huajt, resorti u hap më 1 korrik me shpresën për të nxitur turizmin ndërkombëtar në vendin e izoluar.

Kjo tërheqje e papritur ngre pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e përpjekjeve të Phenianit për të hapur dyert ndaj botës.

Në prag të hapjes së tij, vendpushimi u reklamua në median shtetërore si një destinacion luksoz që mund ta shijonin si vendasit ashtu edhe turistët e huaj .

Megjithatë, disa ditë më parë, një njoftim nga faqja e internetit e DPR Korea Tour, e menaxhuar nga autoriteti i turizmit të Koresë së Veriut, deklaroi se turistët e huaj nuk lejohen “përkohësisht” të hyjnë në zonë.

Javën e kaluar, turistët e parë rusë mbërritën, sipas informacioneve të BBC-së, në vendpushimin Wonsan ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov po takohej me Kim Jong Un në qytet.

Lavrov komentoi mbi parkun bregdetar dhe e përshkroi atë në mënyrë specifike si një “atraksion të mirë turistik”.

Aktualisht, arsyeja pse mbyllja e papritur e parkut u konsiderua e nevojshme nuk është sqaruar.

Resorti ka hotele, restorante, qendra tregtare dhe një park, me hapësira të jashtme që shtrihen përgjatë një vije bregdetare prej katër kilometrash. Gjithashtu, sipas mediave shtetërore, ka një kapacitet prej rreth 20,000 personash.

Megjithatë, që kur filloi ndërtimi i saj në vitin 2018, organizatat e të drejtave të njeriut kanë protestuar fuqishëm kundër keqtrajtimit të supozuar të punëtorëve.

Në njoftimet e tyre, ka raportime për njerëz që u detyruan të punonin me orë të gjata për të përfunduar projektin gjigant, në kushte të vështira dhe me paga të pamjaftueshme.

Lexo edhe :  Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

Zona turistike bregdetare Wonsan Kalma, e hapur më 1 korrik, është një nga projektet kryesore të udhëheqësit Kim Jong Un për zhvillimin e turizmit në vendin e izoluar.

Koreja synon kryesisht turistë nga Kina dhe Rusia, me të cilat ka marrëdhënie miqësore. /e.t

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV