Shëngjin/ Nëna kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një ore kërkimesh nga policia dhe vrojtuesit e plazhit. Policia thotë se pas njoftimit të nënës së fëmijës, shërbimet policore që patrullojnë me biçikleta u angazhuan menjëherë dhe e lokalizuan të miturin pranë një hoteli.

“Reagimi i menjëhershëm i Policisë dhe i vrojtuesve të plazhit bëri të mundur gjetjen e një fëmije që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzojnë familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, fëmijën 8-vjeçar nga Kosova. Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një pushuese nga Kosova, se djali i saj ishte larguar dhe nuk po e gjente dot.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan dhe koordinuan veprimet me vrojtuesin e plazhit për gjetjen e fëmijës. Pas rreth një ore kërkimesh intensive në terren, punonjësit e Policisë e lokalizuan të miturin pranë një hoteli. Fëmija ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu rikthye menjëherë nënës së tij.

Nëna e fëmijës ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe vrojtuesit të plazhit për reagimin e shpejtë dhe profesional që kontribuoi në gjetjen e të miturit.”, njofton policia. m.p.

Të fundit

A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!

Nga Skënder Minxhozi Në nëntor të këtij viti do të mbushen gjashtë vjet nga fillimi i funksionimit të Strukturës së...

LAJM I FUNDIT/ Djali plagos nënën e tij me thikë në Dibër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një djalë 22-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij. Sipas...

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë këtë pasdite të së shtunës. Epiqendra ishte 9 kilometra në veri-perëndim të Vorës. Lëkundjet ishin me magnitudë 3 ballë,...

Në 6 muaj, Shqipërinë e vizituan rreth 150 mijë italianë, 4,7 mln turistë dhe 5 mld €

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria tejkaloi 4.7 milionë turistë, duke gjeneruar 5 miliardë euro në aktivitet ekonomik për ekonominë...

E rëndë në Itali, gjendet e vdekur në pishinë volejbollistja 20-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Itali. Simona Cinà, 20-vjeçare dhe ish-lojtare e ekipit të volejbollit Acds Capacense Volley në Serinë D...

Lajme të tjera

Web TV