2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas më shumë se dy dekadash në koma.

Lajmin e bëri të ditur i ati, Princi Khaled bin Talal Al Saud, të shtunën më 19 korrik, përmes një postimi prekës në rrjetin social X.

“Me dhimbje e trishtim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të birit tonë të dashur, Princit Al- Waleed bin Khaled bin Talal bin Abdulaziz Al Saud. Allahu e mëshiroftë”, ka shkruar ai.

Postimit i bashkangjiti një fotografi bardhë e zi të të birit, i shtrirë në shtrat spitali me sytë mbyllur. Ai shtoi se ceremonia mortore do të mbahej të dielën, më 20 korrik.

Princi Al- Waleed lindi në prill të vitit 1990. Në vitin 2005, kur ishte vetëm 15 vjeç dhe studionte në një kolegj ushtarak në Londër, ai pësoi një aksident të rëndë automobilistik, nga i cili mori dëmtime të rënda në tru dhe hemorragji të brendshme.

Pas aksidentit, ai ra në koma dhe u transferua për trajtim në Qytetin Mjekësor “Mbreti Abdulaziz” në Riad, ku qëndroi në koma deri në ndarjen nga jeta.

Për më shumë se 20 vite, i ati zgjodhi ta mbante të birin në aparate dhe dokumentonte shpesh në rrjetet sociale momente të lutjes për të, si dhe festime të veçanta pranë shtratit të tij, përfshirë Ramazanin, Fitër Bajramin dhe Ditën Kombëtare të Arabisë Saudite.

Ndonëse Princi Al-Waleed nuk e rifitoi kurrë vetëdijen e plotë, ai herë pas here shfaqte reagime të lehta fizike, si lëvizje të duarve apo të gishtërinjve, reagime të cilat i ati i ndante me publikun, shpeshherë duke prekur zemrat e miliona ndjekësve.

Lexo edhe :  Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Princi i ri kishte pritur gjithashtu vizita të shumta gjatë viteve, nga të afërm, miq dhe figura publike, të cilët luteshin pranë tij dhe shfaqnin mbështetje për familjen mbretërore./kb

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV