Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar mbi 17 mijë pushues. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj thotë se një pjesë e konsiderueshme e këtij fluksi kanë qenë shtetas të huaj.

Mbi 17 mijë vizita janë kryer deri më tani në qendrat shëndetësore verore , nga të cilat 73% kanë qenë shqiptarë dhe 27 % shtetas të huaj. Predominojnë pickimet, të vjellat, gastroenteritet që kanë të bëjnë me temperaturat e larta, tipike të sezonit”, thotë Brataj.

Falë  shërbimeve në këto qendra është parandaluar shumë fluksi në spitalet rajonale.

Një gjë pozitive që është bërë këtë vit, për të cilën kemi insistuar shumë, është që në rastet e të vjellave dhe diarresë, apo humbjes së lëngjeve të ketë edhe re hidratim në këto qendra, pra marrja e një serumi që pacienti të zëvendësojë menjëherë lëngjet e humbura. Kjo ka ulur shumë numrin e personave që shkojnë drejt spitaleve të cilat janë 4-5 në bregdet dhe nuk do të mund të përballonin gjithë këtë fluks”, shprehet ai.

Të vjellat dhe problemet gastrointestinale kanë qenë ndër ankesat kryesore.

Nëse ke një diarre, ose është një virus ose një nga toksinat që krijohet. Kështu që lëre që organizmi ti eliminojë këto toksina sepse është një mekanizëm mbrojtës. Ajo që duhet të bëjmë është që ta zëvendësojmë me lëngje ose serum”, thekson drejtori i urgjencës.

Qendrat shëndetësore verore janë të vendosura pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme në çdo situatë emergjente me shërbime parandaluese dhe këshillimore për të ruajtur shëndetin e pushuesve./kb

Të fundit

Armand Duka pritet me protesta në Luginën e Preshevës/Jo Euro 2027 me shtetin që na mohon

Bashkorganizimi i Kampionatit Europian 2027 për 21-vjeçarët nga Shqipëria dhe Serbia vijon të përplasë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF)...

Sukses i rrallë/ 75 vjeçari i shpëtohet jeta në Spitalin Memorial të Fierit

Pësoi goditje në tru, Pandeli Gjika është pacienti i parë në vend, që kreu ndërhyrjen e veçantë në kokë. 75 vjeçari, 6 muaj më herët...

Nga BE-ja, tek Vatikani! Si po i vihen të gjithë kundër Izraelit

Dje 58 ish-ambasadorë të BE-së dënuan “veprimet çnjerëzore të përditshme të Izraelit ndaj popullit palestinez në Gaza”, duke i kërkuar Brukselit të ndërmarrë veprime....

Rruga e re Ersekë–Leskovik, një urë drejt zhvillimit dhe turizmit në juglindje (VIDEO)

Rruga e re Ersekë – Leskovik, nuk shkurton vetëm distancat por është një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone. Kështu shprehet...

Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike (AADE) ka bërë me dije se Stacioni i Kontrollit Doganor Mavromati në kufirin greko-shqiptar do të funksionojë...

Lajme të tjera

Web TV