Barcelona duhet të largojë disa lojtarë për të mundësuar regjistrimin e blerjeve të reja, si për shembull huazimi i anglezit Markus Rashford.
Alex Valle, Ansu Fati dhe Pablo Torre janë larguar, por Hansi Flick ka ende disa emra në “listën e zezë”.
Dihet tashmë se largimi i lojtarëve si Marc-Andre Ter Stegen dhe Andreas Christensen do të sillte më shumë të ardhura, por ata po refuzojnë.
Pau Victor duket se ka pranuar, i vetëdijshëm se nuk ka vend titullari në Barcelonë. Valencia ka shprehur interes për lojtarin dhe ka nisur bisedimet e para me drejtorin sportiv Deco.
23-vjeçari pritet të zyrtarizohet në Mestalla brenda muajit korrik.