Deklarata nga Anglia: Rama ka pranuar të marrë të burgosurit shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nigel Farage ka deklaruar se Edi Rama ka rënë dakord të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë nga Britania.

Lideri i partisë Reform UK tha se ka qenë në komunikim me Edi Ramën, kryeministrin shqiptar, lidhur me një marrëveshje për dëbimin e kriminelëve.

Gjatë një konference për shtyp ku prezantoi politikën e partisë së tij për drejtësinë penale, z. Farage tha: “Jam në bisedime me Edi Ramën nga Shqipëria, dhe mendoj se ai ka rënë dakord që të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë që ndodhen në këtë vend, gjë që është mjaft pozitive.”

Këto komente vijnë pasi Farage e sfidoi Ramën në platformën X (ish-Tëitter) që të merrte mbrapsht kriminelët shqiptarë, pasi e akuzoi për hipokrizi lidhur me deklaratat që kishte bërë ku e përshkruante Britaninë si një “vend i errët” pas daljes nga BE. Kreu i Reform UK tha se e gjithë platforma e tij politike do të kushtonte 17.4 miliardë paund, të cilat do të siguroheshin duke anuluar projektin hekurudhor HS2 dhe duke hequr politikën e neutralitetit klimatik (net zero).

Farage gjithashtu sugjeroi se një qeveri Reform do të prezantonte një sistem “tre goditjesh” për përsëritësit e krimeve të rënda.

“Nëse dikush dënohet për më shumë se tre vepra të rënda penale, atëherë, sinqerisht, ne mendojmë se ai duhet të përballet me burgim të përjetshëm,” tha ai të hënën.

Për të krijuar më shumë hapësira në burgje, ai propozoi ndërtimin e “burgjeve Nightingale” — një lloj burgu të përkohshëm, të frymëzuar nga spitalet e përkohshme të ngritura gjatë pandemisë së Covid-it. m.p.

Të fundit

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Lajme të tjera

Web TV