Nëse u vodhën 300 mijë vota, pse PD nuk mbledh dot 300 protestues në shesh?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besimi i qytetarëve shqiptarë tek Sali Berisha ka humbur plotësisht, por tashmë ai ka humbur edhe besimin e të vetëve, pasi PD nuk mbledh dot as 300 veta në shesh.

Kështu tha për emisionin ‘Sot, Live në Shqipëri’, juristi Kreshnik Spahiu. Dhe argumenti i tij analitik ishte se nëse PD-së iu vodhën 300 mijë vota më 11 maj, atëherë përse Berisha nuk mbledh dot as 300 protestues në shesh?

“Ka dy muaj që thotë se u vodhën votat. Thotë se u vodhën 300 mijë vota me tren bullgar. Por nuk ka mbledhur dot as 300 vetë në shesh, s’ka bërë tre protesta, i shmanget protestave dhe i shtyn ato pas pushimeve. Si ka mundësi? Ka një gjë, ose nuk janë vjedhur 300 mijë vota, ose ka humbur mbështetjen”, u shpreh juristi për Report Tv.

Madje duke e njohur mirë kreun e PD-së, ai ndau mendimin se po të kishte 300 mijë mbështetës të opozitës, jo vetëm pushime nuk do bënte Berisha, por do të ishte në shesh për protestë.

“Por të jeni të bindur, se po të kishte 300 mijë njerëz, ai as pushime nuk do bënte. Do dilte në shesh për protesta”, komentoi juristi./E.T

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV