63,5 mln euro plus 10 mln euro bonuse. Arsenali me këto shifra ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për transferimin e sulmuesit Viktor Gyokeres.
Lajmin e dha gazetari Fabrizio Romano në rrjetet sociale. Londinezët kanë dy vite që kërkojnë një sulmues të klasit botëror dhe më në fund e kanë gjetur.
Gyokeres është një nga emrat më të bujshëm të sezonit të kaluar në futbollin europian. Suedezi ka shënuar 97 gola në 102 ndeshje për gjigantët portugezë në dy vitet e fundit. m.p.