Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata e Donald Trump publikoi të hënën më shumë se 230,000 faqe dokumentesh konfidenciale të deklasifikuara që lidhen me vrasjen e Martin Luther King Jr. në vitin 1968.

Publikimi u bë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga familja e udhëheqësit të të drejtave civile.

Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv më 23 janar për të deklasifikuar mijëra dokumente qeveritare që lidhen me vrasjet e Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, vëllait të tij, senatorit Robert F. Kennedy, dhe Martin Luther King Jr. në vitin 1968.

Në mars, Arkivi Kombëtar publikoi dokumente të klasifikuara më parë në lidhje me vrasjen e Presidentit Kennedy, të cilat tronditën Shtetet e Bashkuara dhe botën, duke shkaktuar një sërë teorish dhe skenarësh konspiracioni.

Në prill, ata bënë të njëjtën gjë për vrasjen e Bobby Kennedy, babait të sekretarit aktual të shëndetësisë të administratës Trump, Robert Kennedy Jr., dhe prokurorit të përgjithshëm të presidentit demokrat të vrarë.

230,000 faqet e dosjeve të publikuara mbi Martin Luther King vijnë kryesisht nga hetimi i FBI-së mbi udhëtimet jashtë vendit të vrasësit të dyshuar të Martin Luther King , apo edhe dëshminë e të burgosurit të tij, tha në një deklaratë Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare (DNI) e SHBA-së, Tulsi Gabbard.

Administrata aktuale amerikane “garanton transparencë të plotë në lidhje me këtë episod tragjik dhe vendimtar në historinë e vendit tonë”, shtoi ajo.

Por në një deklaratë të përbashkët, fëmijët e mbrojtësit ikonik të të drejtave civile shprehën shqetësim në lidhje me keqpërdorimin e mundshëm të këtyre dokumenteve për të bërë “sulme ndaj trashëgimisë” së babait të tyre dhe “arritjeve të lëvizjes” që ai udhëhoqi.

Kur ishte ende gjallë, Dr. King ishte shënjestra e një “fushate dezinformimi dhe mbikëqyrjeje” të orkestruar nga drejtori i atëhershëm i FBI-së, i fuqishmi J. Edgar Hoover, me qëllim “shkatërrimin e reputacionit të tij dhe atë të lëvizjes për të drejtat civile në përgjithësi”, kujtuan ata.

Lexo edhe :  Tarifat doganore, sot takimi kyç mes Trump dhe von der Leyen!

Ata gjithashtu theksuan se nuk besonin kurrë dhe vazhdojnë të besojnë se James Earl Ray, një segregacionist i bardhë, ishte fajtor për vrasjen e tij më 4 prill 1968, në një motel në Memphis, ku ai kishte shkuar për të mbështetur punëtorët grevistë të mbeturinave. James Earl Ray vdiq në burg në vitin 1998./kb

Të fundit

Muskujt kundër mendjes

Nga Lutfi Dervishi Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma që shembin shtëpitë në Theth. Policë në pozicion...

Nga Obama tek Epstein, teoritë konspirative të Trump që tani po e ndjekin nga pas

Që nga fillimet, teoritë konspirative janë shfaqur si një mënyrë e vazhdueshme për të sfiduar elitën politike, mediatike dhe juridike në SHBA. Sot, rreth...

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria i nxjerr me emër e figurë

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, më herët këtë të dielë, më 27 korrik, janë bërë...

Dhunimi i kamarierit në Vlorë, flet vëllai i policit: Nuk e qëlloi Ardiani!

Vëllai i policit të përfshirë në incidentin e dy dite më parë, ku u dhunua një kamerier 18-vjeçar në Vlorë, thotë se personi që...

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali...

Lajme të tjera

Web TV