Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po zihen për një mandat deputeti. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Qori tha se ata nuk kanë asnjë ideal.

‘Këto janë parti shampanjë, kërcasin njëherë dhe zhbëhen. Po i jepet shumë vëmendje kësaj. Unë e shoh që janë parti që përfaqësuesit e tyre s’kanë asnjë ide dhe asnjë ideal. Mua ata më akuzonin si egoist, kur unë sot s’jam deputet, unë si dal fjalës që them, Redi Muçi do të jetë deputet. Por dihej se do të vinim në këtë situatë ku për një vend deputeti po hanë njëri -tjetrin. Bëhet fjalë për një koalicion që ka marrë vetëm një deputet. Pra nëse s’do të bëshin bashkë këta, asnjë prej tyre nuk do të kishte deputet. Bota e tyre është vetëm një mandat deputeti. Është një telenovelë personazhesh që duan vetëm që të bëhen deputet’, tha ai.

Qori është shprehur kundër një bashkëpunimi me PS dhe me partitë e tjera opozitare.

‘Nuk besoj se PS do të ketë ndonjë propozim të mirë për qeverisjen e vendit. Fakti që do të kemi një përfaqësi në Kuvend do të na bëjë që të kemi një zë në kuvend. Ne nuk do të bashkëpunojmë me parti të korruptuara, ne kemi aksionin tonë të pavarur, bashkë më shtresat në nevojë, me bizneset e vogla për të ngritur çështje që janë të rëndësishme’, tha ai.

Shqipërinë në BE brenda 2030, e sheh si një objektiv që arrihet vetëm nëse qeveriset ndryshe.

Lexo edhe :  Beteja e fundit për mandatin! Lapaj shkresë Celibashit: KQZ të më japë vendin e deputetit

‘Vetën nëse qeveriset në mënyrë të ndryshme nga sa është qeverisur deri sot dhe vetëm nëse bëhen reforma të thella. Dhe këto s’mund t’i bëjë qeveria aktuale sepse ka shumë korrupsion dhe abuzim. Nuk besoj se nëse vijohet që të qeveriset kështu do të jemi në BE së afërmi’, tha ai.

Ai tha se ‘Lëvizja Bashkë’ është në një proces riorganizimi dhe duke u rritur në numra me anëtarsime të reja.

‘Ne jemi në një proces riorganizimi. Për fatin tonë të mirë kemi një valë të re anëtarësimesh në këtë periudhë. Ka pasur interes si jashtë dhe brenda vendit. Shtatori nuk është larg dhe janë shumë çështje që duhet të merremi. Ne nuk kemi harruar çështjen e pensioneve, çështjet e strehimit, minimumin jetik. Programi ynë nuk ishte program për një palë zgjedhje. Ne për çdo çështje kemi një alternativë të shëndetshme’, tha ai. m.p.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV