I nxehti ekstrem godet Greqinë, Akropoli mbyllet deri të premten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia ashtu si Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura 43 gradë Celcius që u regjistruan këtë të martë në pjesën më të madhe të territorit helen.

Dita e nesërme pritet të jetë më e nxehta e për shumë zona të Greqisë kontinentale, ndërsa situata do të jetë jashtëzakonisht e vështirë gjatë mbrëmjes, pasi edhe në mesnatë në Athinë do të regjistrohen temperatura midis 34°C – 35°C për shkak të stresit nga nxehtësia.

Për shkak të valës ekstreme të të nxehtit, autoritetet helene kanë vendosur që portat e Akropolit dhe siteve të tjera arkeologjike në Athinë të mbeten të mbyllura gjatë orarit të drekës, nga sot deri të premten.

Sipas njoftimit zyrtar të Eforatit kompetent të Antikiteteve të qytetit të Athinës, të lëshuar ditën e sotme, nga data 22/7/2025 deri më 25/7/2025 sitet arkeologjike të Akropolit dhe Shpateve, Olimpianit, Liceut, Agorës Romake, Agorës Antike dhe Bibliotekës së Hadrianit do të mbeten të mbyllura gjatë periudhës 12:00-17:00 për shkak të temperaturave të larta, për sigurinë e punëtorëve dhe vizitorëve. m.p.

Të fundit

Horoskopi ditor, 9 Gusht 2025

Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë...

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani Asparuh – kalojnë lumin Danub...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Lajme të tjera

Web TV