Iu zbulua lidhja, Cabot e martuar në një prej familjeve më të pasura të Bostonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristin Cabot, drejtuese e departamentit të Burimeve Njerëzore në kompaninë teknologjike Astronomer, është në qendër të një skandali publik pas një videoje virale nga koncerti i Coldplay në Boston, ku ajo u kap nga “Kiss Cam” në një moment intim me ish-CEO-në e kompanisë, Andy Byron.

Sipas mediave të huaja, Kristin rezulton të jetë e martuar me Andrew Cabot, trashëgimtar i një prej familjeve më të vjetra dhe më të pasura të Bostonit.

Sipas postimeve në rrjetet sociale, Andrew Cabot është pronar i kompanisë së njohur të rumit Privateer Rum dhe përfaqëson brezin e gjashtë të kësaj dinastie biznesi. Marka është themeluar nga një paraardhës i tij, gjithashtu me emrin Andrew Cabot.

Pasuria e familjes Cabot u vlerësua në 200 milionë dollarë në një artikull të New York Times më 1972, shumë që sot korrespondon me rreth 15.4 miliardë dollarë.

Nuk dihet saktësisht kur Kristin dhe Andrew u martuan, por sipas informacioneve, ky është martesa e dytë për të dy. Divorci i mëparshëm i Kristin është finalizuar në vitin 2022.

Profili i saj tashmë i fshirë në LinkedIn tregon se ajo ka shërbyer si “anëtare e komitetit këshillues” në Privateer Rum që nga shtatori i vitit 2020. Çifti ka blerë së fundmi një vilë në bregdetin e New Hampshire me vlerë 2.2 milionë dollarë.

Dinastia Cabot – “Elita e elitës” në Boston

Familja Cabot është një nga familjet themelore të asaj që quhet “Boston Brahmin”, një elitë aristokrate anglo-saksone protestante që ka dominuar strukturat e pushtetit për breza të tërë. Një shprehje e njohur në Boston është se “Cabotët flasin vetëm me Zotin”.

Pasuria e tyre u krijua fillimisht nga tregtia detare dhe përfshirja në tregtinë e skllevërve në fillim të shekullit të 19-të. Më vonë, familja u pasurua më tej në industrinë e karbonit industrial, një përbërës kyç në prodhimin e gomave për makina.

Lexo edhe :  58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

Familja ka kontribuar gjerësisht në institucionet akademike të elitës amerikane si Harvard, MIT, Norwich University dhe Perkins School for the Blind.

Francis Cabot, një trashëgimtar nga New York, ka deklaruar dikur me ironi se: “Familja jonë intereson për dy gjëra, të martohen me gra të pasura dhe të këndojnë në kor.”

Skandali në koncertin e Coldplay

Gjithçka “shpërtheu” kur një video nga koncerti i Coldplay në Gillette Stadium, Boston, të mërkurën më 16 korrik, u bë virale në rrjet. Në pamjet filmike, Kristin Cabot dhe CEO-ja i atëhershëm i Astronomer, Andy Byron, shfaqen në ekranin gjigant të stadiumit, të përqafuar, ndërsa ai e mban Kristin për beli.

Kur këngëtari i Coldplay, Chris Martin, i vuri re, komentoi me humor: “Oh, shikoni këta të dy.” Në atë moment, Byron, i martuar, u përpoq të distancohej duke hequr duart dhe u fsheh pas një barriere, ndërsa Kristin, në siklet të madh, mbuloi fytyrën me duar. Turma shpërtheu në të qeshura dhe Martin shtoi me ironi: “Ose janë në një lidhje, ose janë shumë të turpshëm.”

Pas ngjarjes, Kristin Cabot është në leje nga detyra, ndërsa lidhja e saj e mundshme me Byron ka shkaktuar reagime të forta në rrjet.

Sipas profilit të tij në LinkedIn, Andy Byron ishte emëruar CEO i Astronomer në korrik të vitit 2023, ndërkohë që kompania vlerësohet me mbi 1.3 miliardë dollarë. Kristin Cabot, nga ana tjetër, ishte emëruar Chief People Officer vetëm nëntë muaj më parë, duke theksuar në profilin e saj se “fiton besimin e punonjësve në çdo nivel, nga CEO-t deri te asistentët.”

Skandali ka ngjallur debat rreth etikës në vendin e punës dhe përzierjes së marrëdhënieve personale me pozitat e pushtetit brenda korporatave të teknologjisë./kb

 

Të fundit

Muzeu ‘Kadare’, stacioni i preferuar/ Destinacioni kryesor i vizitorëve në Gjirokastër

Ata që zgjedhin të vizitojnë  Gjirokastrën nuk  largohen pa u ndalur    dhe  në  Muzeun Kadare. Muzeu është një nga...

Afro 2 milionë euro! Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela ”mbushin” arkat e Dinamos

Kategoria Superiore është kthyer në një trampolinë për futbollistët shqiptarë për transferimin në klube të mëdha europiane. Së fundmi, edhe Dinamo ka shitur dy prej...

Situata me zjarret/ Mbrojtja: Janë evidentuar 52 vatra zjarri. Shuhen 46 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46...

Ambasada amerikane: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka deklaruar se udhëheqësit politikë duhet t’i shfrytëzojnë javët në vijim për të gjetur një...

Fillon Operacioni “Frequent Wind” – Evakuimi dramatik i amerikanëve nga Saigoni

29 prill 1975 – Lufta e Vietnamit:  Më 29 prill 1975, ndërsa forcat e Vietnamit të Veriut përparonin drejt kryeqytetit Saigon të Vietnamit të Jugut,...

Lajme të tjera

Web TV