Këshilli Bashkiak pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 6 vite pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019, në Tiranë pritet të ndërhyhet për shembjen e detyruar të 3 pallateve të banimit. Në mbledhjen e planifikuar për t’u zhvilluar më 24 korrik, nga Këshilli Bashkiak do të shqyrtohen për miratim projektvendimet për prishjen e detyruar të tre pallateve të klasifikuara, si të pabanueshme dhe me rrezik serioz për sigurinë publike, që ndodhen në zonat Kombinat dhe Kinostudio.

Konkretisht bëhet fjalë për 2 pallate dykatëshe që ndodhen në rrugën “Bubulina”, Njësia Administrative nr. 6 në Kombinat dhe një pallat 5-katësh në rrugën “Hysen Xhura”, Njësia Administrative nr. 4 që, që pas akt ekspertizave të thelluara të realizuara nga Instituti i Ndërtimit dhe subjekte të licencuara, rezultuan se përforcimi i këtyre godinave është ekonomikisht i paarsyeshëm. Pas akt ekspertizave rezultuan se kostot e ndërhyrjes për struktura të reja dhe të sigurta janë më të ulëta krahasuar me restaurimin.

Nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit, për pallatin nr. 64 në zonën e Kombinatit, kostoja e përforcimit përllogaritet sa 84% të kostos së rindërtimit nga e para. Vlerësimi i ekspertëve është kryer pas vlerësimit të bërë për objektin mbështetur në kriteret e VKM nr.26.15.01.2020, ku rezultoi se struktura e pallatit në gjendjen pas tërmetit, nuk i plotësonte kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për aktivitetin sizmik të zonës dhe duhet t’i nënshtrohet rikonstruksionit.

“Sipas vlerësimit nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit, analizës dhe përllogaritjeve të kryera nga ana e tyre rezulton se ky objekt me sipërfaqe rreth 520 m² duke e llogaritur me koston për njësi ndërtimi me TVSH 32 113 lekë/m² është në vlerën 16,698,760 lekë (vlera 13 915 720 lekë pa TVSH) dhe vlera e përforcimit është 11,707,567 lekë ku në raport këto dy vlera janë në masën 84 % duke rekomanduar kështu Demolimin e objektit”, thuhet në relacion e projektvendimit.

Për pallatin nr. 65 në zonën e Kombinatit të ndërtuar para viteve ’50- ’60 raporti në përqindje i vlerës së përforcimit me vlerën e rindërtimit nga e para është 82.6 % dhe për këtë arsye është rekomanduar DEMOLIMI i objektit mbështetur në Aktin Normativ Nr. 9, datë 16.12.2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, konkretisht neni 34 përcakton se:

Lexo edhe :  Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

“Nëse sipas studimit të thelluar, të mbështetur dhe nga oponenca e Institutit të Ndërtimit, ndërhyrjet për riparimin e strukturës kushtojnë më shumë se 70% e kostos së rindërtimit nga e para të ndërtesës, njësia e vetëqeverisjes vendore ose autoriteti përgjegjës vendos shembjen e detyruar të objektit, që kryhet sipas procedurave të parashikuara në nenin 35 të këtij akti”

Edhe për pallatin nr. 36, nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit kur kostoja e rikonstruktimit kalon kufirin 70% të përcaktuar me aktin normativ nr. 9, datë 16.12.2019, që detyron shembjen në raste të tilla.

Sipas akt ekspertizës së thelluar dhe oponencës teknike të Institutit të Ndërtimit, objekti me pesë kate mbi tokë dhe sipërfaqe totale 2411 m² është konsideruar i pabanueshëm dhe i pasigurt, si pasojë e dëmtimeve strukturore të shkaktuara nga tërmeti dhe ndërhyrjeve të mëvonshme nga përdoruesit.

Në relacionin e projektvendimit theksohet se gjatë inspektimeve janë evidentuar deformime të konsiderueshme në elementët mbajtës, përfshirë: ndryshime të strukturës nga ndërhyrje të banorëve pas viteve ’90, si hapje muresh, mbyllje ballkonesh, vendosje strehash e kangjellash, apo instalime të pakontrolluara teknike.

“Kostoja e përforcimit është vlerësuar në 60.7 milionë lekë, ndërsa ajo e rindërtimit nga e para në 77.4 milionë lekë, duke e çuar raportin e përforcimit në 78.44%, mbi kufirin ligjor prej 70%, të përcaktuar në Aktin Normativ nr. 9, datë 16.12.2019.

Nga analiza e kësaj ekspertize dhe krahasimit të vlerës së Preventivit të Punimeve të përforcimit dhe të rikonstruksionit apo riparimit të ndërtesës, rekomandojmë që objekti duhet t’i nënshtrohet Demolimit dhe Ndërtimit të një ndërtese të re referuar kodit të projektimit dhe destinacionit të saj, por vendimi përfundimtar i takon Njësisë së Qeverisjes Vendore”, citohet në relacionin e projektvendimit.

Pas dëgjesave publike të mbajtura në 2024 me banorët e zonës, autoritetet vendore kanë zhvilluar dëgjesa publike me banorët edhe më 10 dhe 14 korrik 2025, në njësitë administrative përkatëse.

Pas miratimit nga Këshilli Bashkiak, prishja e objekteve do të kryhet nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me strukturat e tjera bashkiake dhe me praninë e përfaqësuesve të prokurorisë dhe policisë./ Monitor/kb

Të fundit

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Tre paradokse të qeverisë dhe një nga opozita, ironia e Roland Bejkos

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ka reaguar me tone ironike ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke identifikuar sipas tij...

Rithemelim, rikthim dhe revolucioni vazhdon!

Nga Alban Daci Kriza dhe serioziteti i një subjekti politik kuptohet nga dialektika që përdor dhe kjo e fundit ndërtohet mbi bazën e supozimeve ose...

Shqipëria në flakë/ Të dënohen me burg përjetë ata që i vënë zjarrin pyjeve e maleve

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për zjarret që kanë përfshirë thuasje gjithë Shqipërinë. Socialisti Petro Koçi...

Lajme të tjera

Web TV