“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i vdekur.

78-vjeçari pësoi dy arreste kardiake dhe pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për ta mbajtur në jetë, mjekët e shpallën të vdekur.

Burri u vendos në barelë dhe më pas në një ambulancë jashtë shtëpisë së tij. Të afërmit, së bashku me mjekët dhe infermierët, pritën që të vinte makina e varrimit për ta marrë.

Megjithatë, pas rreth 30 minutash, ai hapi sytë, filloi të lëvizte dhe pyeti se ku ishin fëmijët e tij. Sipas mediave italiane, pas kësaj ai u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt. Gjendja e 78-vjeçarit është tanimë e qëndrueshme dhe ai po komunikon normalisht.

Sipas ekspertëve, me shumë gjasa bëhet fjalë për të ashtuquajturën “sindromën Lazarus”, e cila ka të bëjë me pacientët, zemrat e të cilëve kanë pushuar së rrahuri, por pas një periudhe relativisht të shkurtër kohore, ata kthehen në jetë. Në gjuhën mjekësore ky është një riaktivizim spontan i funksioneve jetësore të trupit. m.p.

Të fundit

A jemi në pragun e Luftës së 3-të Botërore?

GJENERAL PIRO AHMETAJ Pyetje trilona dollarë: ”A ndodhemi në prag të Luftës së Tretë Botërore?” Cilat janë mësimet nga Lufta...

Punëtorët evakuojnë centralin bërthamor të Fukushimës për shkak të frikës nga cunami

Punëtorët në termocentralin bërthamor të Fukushimës në Japoninë lindore, i cili pësoi një nga dy aksidentet më të këqija bërthamore në historinë moderne dhe...

“Independent”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për pushime në vitin 2025

Jeni duke kërkuar një vend për pushime me buxhet të ulët? Ne ju rekomandojme pese destinacionet më të mira në vitin 2025 – nga...

Propozuesit ‘ilegalë’ të një debati publik mbi Kodin penal

Nga Mero Baze Zërat që kritikojnë propozimet për Kodin e ri penal janë shtuar dhe në emër të institucioneve. Sot atë e kundërshtoi me shumë...

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim në Europë. Sipas të dhënave më të fundit të...

Lajme të tjera

Web TV