“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin “Now” me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të “Shqipëria Bëhet” dhe Endrit Shabanit të “Nismës Thurje”. Ralf Gjoni shprehet se i ka miq të dy ndërsa nuk i kurseu kritikat dhe fjalët e ashpra ndaj tyre.

Sipas ish-deputetit, Lapaj dhe Shabani duhet ta lënë fare mandatin si parti pasi atë mandat e kanë përdhosur, e kanë shkelur e pështyrë dhe nuk ka më asnjë vlerë morale.

Gjoni theksoi se Lapaj dhe Shabani meritojnë t’ju japësh një lëpirëse pasi shfaqja e tyre është e tupshme dhe nuk kanë sjellë asgjë të re.

“Nuk i kam parë reagimet e asnjërit prej tyre. Endrin e kam shumë mik. Adriatikun e kam të njohur dhe kemi pasur shkëmbime pozitive. Uleshim në kohë të arta ku Adriatiku me “Nismën Thurje” diskutonim. Kemi kujtime bashkë me këta njerëz.

Të dy sot e hodhën poshtë. I kanë hypur sipër këtij mandati, e kanë shkelur, e kanë pështyrë, e kanë përdhosur, e kanë përdhunuar, mos të them ndonjë fjalë tjetër. Ky mandat nuk ka më vlerë morale.

Kushdo që të bëhet deputet apo deputete nga kjo listë, është i/e mbaruar. E di çfarë do të thotë të ngjitesh në atë foltore. Imagjinoj cinizmin dhe talljen e të gjithë të tjerëve.

Një nga aktet e mia që jam krenar, është kur i kam dalë me lëpirse socialistëve në parlament. Por unë sot duhet të kisha ardhur me dy lëpirse, për të dy këta. Turp e faqja e zezë.

Mandati nuk i takon as njërit dhe as tjetrit. Ngritën një fabul për të sjellë diçka të re dhe për të bindur zgjedhësit por këta moralisht po sillen si dy djem ose vajza të vogla Instagrami që zihen për një reel se kush e pozicionin më të bukur, mund të analizosh reagimet e tyre dhe kupton shumë për egocentrizmin, boshllqët psiko-shpirtërore që mund të kenë brenda vetes së tyre.

Lexo edhe :  “Buna Fest”, i jep jetë lumit, shkodranët festojnë në "Amazonën shqiptare"

Menduan se duke vendosur 12 persona në listë të mbyllur me daja, teze, komshinj, menduan se kjo punë ishte kaq e thjeshtë sa 12 veta të japin dorëheqjen?

Moralisht ka rënë mandati, nuk e meriton asnjëri prej tyre. Sugjeroj që të gjithë të japin dorëheqjen dhe të lënë mandatin fare si parti.”-tha Gjoni. m.p.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV