Një jetë mes sfidash/ Neritan Ceka: Me paratë e shtëpisë, babai bleu bibliotekën

Prof.Dr. Neritan Ceka i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ u shpreh se babai i tij me paratë që kishte për të blerë shtëpinë, bleu bibliotekën e Nopçes.

Ceka: Ajo që më dallonte nga fëmijët e tjerë ishte biblioteka që kishim në shtëpinë tonë.

Një bibliotekë e madhe një faqe muri me libra arkeologjie që unë kisha qejf ti lexoja.

Natyrisht që nuk kuptoja gjë.

Kishte blerë babai një tokë për të bërë shtëpinë.

Por në atë kohë u nxorr në ankand në Gjermani biblioteka e Nopçes.

Kështu që me paratë e shtëpisë babai bleu bibliotekën sepse i duhej patjetër.

La shtëpinë për të blerë bibliotekën.

Erdhi biblioteka që në atë kohë është edhe fatura. /e.t