Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së LIRISË Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me situatën e kreut të PL Ilir Meta në qeli.
Ai u shpreh se Metës i është penguar takimi me avokatë apo familjarë, ndërsa po përballet me cenimin e të drejtës së fjalës, gjendje e përkeqësuar pas lidhjeve telefonike me gazetarë.
“Prej më shumë se një muaji e kam të pamundur të komunikoj me Metën edhe nga kabina telefonike e IEPV edhe pse numri im është i regjistruar atje. Metës i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motra dhe fëmijët, si dhe me avokatët.
Rrëmbimi i Metës dhe izolimi politik i tij ka ndodhur fund e krye për arsye se regjimi i tmerruar nga të vërtetat e Metës edhe kur thuhen nga kabinat telefonike të burgut 313 po i cënon lirinë e fjalës si masë represive që ndodhi veçanërisht pas dy lidhjeve telefonike me gazetarë.”, tha ai./e.t