Tragjedi në Ibiza! Gjendet i vdekur DJ i njohur italian, babai akuzon policinë spanjolle

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë dhe e mistershme ka tronditur botën e muzikës elektronike dhe opinionin publik në Itali.

DJ dhe producenti italian Michele Noschese, i njohur me emrin artistik “Godzi”, ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në Ibiza, Spanjë, gjatë natës mes 18 dhe 19 korrikut. Ai ishte vetëm 35 vjeç.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët dhe është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat e specializuara në muzikë techno, ku shumë artistë dhe ndjekës kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e një talenti të njohur në skenën ndërkombëtare.

Sipas burimeve mediatike dhe dëshmive të para, dyshohet se Guardia Civil spanjolle mund të jetë përfshirë në incidentin që çoi në vdekjen e DJ-t. Sipas një versioni, policia ndërhyri në një festë private të organizuar nga Noschese në shtëpinë e tij në Ibiza, pas ankesave për zhurmë nga fqinjët. Aty dyshohet se ndodhi një konflikt fizik mes forcave të rendit dhe Noschese, i cili më pas humbi jetën.

Burime pranë autoriteteve spanjolle kanë pohuar se vdekja mund të jetë shkaktuar nga një arrest kardiak pas konsumit të alkoolit dhe substancave narkotike, por kjo mbetet për t’u verifikuar.

Giuseppe Noschese, babai i Michele-s, një mjek dhe ish-primar, ka dorëzuar një padi për vrasje të qëllimshme ndaj policisë në prokurorinë spanjolle. Në një intervistë për “La Repubblica”, ai deklaroi: “Ka pasur një rrahje brutale nga ana e policisë. Festa përfundoi me një konflikt dhe më pas arrestimin e djalit tim. Një nga djemtë që ishte në shtëpi, u zgjua dhe pa gjithçka: Michele po goditej nga agjentët. Ai ishte një sportist, në gjendje të shkëlqyer fizike dhe shëndetësore. Dy gjëra janë të padiskutueshme: djali im ndërroi jetë ndërsa ishte nën kujdesin e policisë dhe nuk u dërgua në spital, por drejt e në morg.”

Lexo edhe :  Shifra më e çmendur që ka shpenzuar për veshje? Kiara Tito: Këpucët që kam veshur janë…

Autoritetet spanjolle kanë nisur një hetim zyrtar, ndërsa është kryer edhe autopsia, rezultatet e së cilës priten të hedhin dritë mbi shkaqet e vërteta të vdekjes. Disa nga të pranishmit në festë kanë pohuar se Noschese u dhunua pa shkak nga policët, dhe dëshmitë e tyre janë përfshirë në kallëzimin penal të paraqitur nga babai i tij.

Edhe ambasada italiane në Spanjë po ndjek nga afër zhvillimet e çështjes.

Ka pasur gjithashtu edhe reagime politike, ku eurodeputeti Fulvio Martusciello, sekretar i Forza Italia në Campania, është shprehur: “Duam të vërtetën për vdekjen e Michele Noschese. Duhet të dimë çfarë ka ndodhur dhe cili është përgjegjës për këtë humbje. Nuk mund të lejojmë që vdekja e një të riu të suksesshëm dhe të dashur si Michele, të mbetet në errësirë.”

Ngjarja vazhdon të tronditë Italinë dhe komunitetin artistik ndërkombëtar, ndërsa opinioni publik kërkon transparencë dhe drejtësi për një vdekje që ngre shumë pikëpyetje./E.T

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV