Nga ROLAND QAFOKU
Shqipëria është në vendin 31-të, nga 51 shtete që ka Evropa, për nga numri i popullsisë. Me 2.770.000 banorë, vendi ynë lë pas 20 shtete. Mes tyre është Kosova në vend të 35-të me 1.670.000 banorë.
Të dy shtetet shqiptare kanë pësuar rënie të ndjeshme të popullsië në krahasim me 1, 2 apo 3 dekada më parë. Ky është një raport i faqes VGRAPHS mbështetur në të dhëna të marra më 30 qershor 2025 dhe që rezultojnë tejet interesante. Shteti me popullsinë më të madhe në continent është Rusia me 144 milionë banorë dhe në vend të fundit Vatikani me 501 banorë.
Vlen të theksohet se shtete me rritje të popullsië janë Rusia nga 140 milioën në 144 milioë; Gjermania nga 80 milionë në 84.1 milionë, Britania nga 60 milionë në 69.6 milionë; Franca nga 60 milionë në 66.7 milionë; Danimarka nga 5 milionë në 6 milionë. Ndërsa shtetet që u është zvogëluar popullsia përveç Shqipërisë dhe Kosovës janë: Italia nga 60 milionë në 59.1 milionë; Kroacia nga 4 milionë në 3.85 milionë; Serbia nga 7 milionë në 6.69 milionë, etj. Tabela na lë një shije të hidhur për ne shqiptarët. Nga 4 milionë Shqipëria dhe 2.2 milionë Kosova tashmë jemi tkurrur me afro 2 milionë banorë. Shikojeni tabelën dhe krahasojeni!