Tregu i Zdrales kthehet në kompleks pallatesh, tregtarët: Mos na lini pa punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregtarët e Zdrales në Shkodër protestuan sërish këtë të martë para Bashkisë, pas një shkrese të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë që u kërkon lirimin e hapësirës deri ne fund te gushtit.

Janë rreth 200 tregtarë, të cilët kërkojnë nga Bashkia e Shkodrës zgjatjen e afatit si dhe ndërtimin e një tregu të ri ku ata të mund të vazhdojnë aktivitetin. Ata u priten ne takim nga Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, i cili ka shprehur mbështetje dhe është diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme për të mos i lënë pa pune.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryebashkiaku Beci deklaron se Bashkia Shkodër do të vijojë të jetë një derë e hapur për këtë komunitet dhe se do të shqyrtohen të gjithë mekanizmat ligjorë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme. Ai shton se janë diskutuar edhe projekte afatgjata për sistemimin e tregtarëve në hapësira të përshtatshme.

Pronari i truallit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka lajmëruar se në vendin e tregut do të ndërtohet një kompleks pallatesh, bazuar në një leje të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Investimi do të kryhet nga biznesmeni Alban Xhaferri, njëherazi president i klubit të futbollit Vllaznia. m.p.

Të fundit

“Familja Meta ka fshehur provat”/ Avokati: Nëse provohet, dënimi mund shkon 10-15 vite

Në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara foli çështjen Meta-Kryemadhi që kanë tre akuza të...

Dita sot me vranësira, ulen temperaturat në vend

Ditën e sotme (31 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e...

Serbia zemëron Rusinë, Zakharova: Duhet të mbani përgjegjësi për fatin e popullit

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, po vihen në sprovë të vështirë kohët e fundit. Moska nuk po e përtyp dot, atë qe u pa...

Jam një nga shumë mjekët palestinezë në Izrael, nuk do ta braktisim betimin tonë

Nga Lina Qasem-Hassan Ne kemi premtuar të ofrojmë kujdes të barabartë për të gjithë. Tani po ndëshkohemi për të folur kundër vrasjes së mjekëve dhe...

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i...

Lajme të tjera

Web TV