Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri në 10 vite burg nëse vërtetohen të katër akuzat e ngritura ndaj tij nga SPAK.
I ftuar në Euronews Albania, Manjani kritikoi ashpër publikimin në media të akuzave përpara se ato t’i komunikoheshin zyrtarisht Veliajt, duke e cilësuar këtë si një shkelje serioze të procedurës dhe një paragjykim të çështjes.
“Nuk shpëton pa 10 vjet burg nëse vërtetohen të 4 akuzat siç janë ndërtuar. Nuk është aspak normale, madje është totalisht anormale që përpara se t’i komunikohet akuza personit publikohet nga media. Ai prokuror që e ka nxjerrë këtë dhe e ka hedhur në media dje duhet të qërrohet nga sistemi sot. Kjo çështje është e paragjykuar se është gjykuar në publik, çfarë duhet të bëjë ai gjyqtari që do ketë në dorë çështjen”, tha Manjani. m.p.