Ditën e sotme (24 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vendit.
Era do të fryj me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-14 m/s.
Deti do të jetë i valëzimit 1-3 ballë.
Temperaturat e regjistruara:
Në zonat malore 22 deri 37 °C
Në zonat e ulëta 25 deri 39 °C
Në bregdet 22 deri 38°C/kb