Në një intervistë për “Pushime On Top”, Kiara Tito ka folur për veshjet, për këpucët dhe stilin që i pëlqen më së shumti. Moderatorja e njohur ka zbuluar se nuk shpenzon shumë në veshje, i merr me stil dhe jo të thjeshta. Ndërkohë duke qeshur tha ‘kam nevojë për në pallat brigadash me këpucë dhe me çanta’.
Pjesë nga intervista:
Këpucët më të shtrenjta?
Fatmirësisht me profesionin që kemi na dhurojnë shumë këpucë. Është një zonjë që më ka dhuruar këto këpucët që kam veshur, nuk më pëlqen të them janë të shtrenjta, po janë disi ndryshe nga të tjerat.
Po në listën e dëshirave çfarë ke, çfarë do të blesh? Se Luizi po të sheh tani
Kam nevojë për një pallat brigadash me këpucë dhe me çanta./e.t