Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim themeli dosjen “Buka” në ngarkim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Arben Ahmetaj ndodhet prej 2023 në arrati, pasi ka refuzuar përballjen me drejtësinë, duke thënë se procesi dhe provat janë manipuluar, për ta goditur atë politikisht. Ai u shpall në kërkim nga Struktura e Posaçme pas hetimeve për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, por nga Zvicra ku ka aplikuar për azil, ai ka thënë se do të përballet me drejtësinë shqiptare vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë.
Kujtojmë që më 7 dhjetor të 2023 Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet duke çuar në GJKKO dosjen në ngarkim të Arben Ahmetajt lidhur me privatizimin e ish-furrës së bukës. Ndaj Ahmetajt u ngrit akuza për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë.
Ai akuzohet në këtë dosje për një firmë të lëshuar gjatë 2014 e cila i hapi rrugën privatizimit të shoqërisë përmes ankandit të aksioneve shtetërore. Një transfertë bankare përcjellë drejt Hungarisë nga një subjekt privat. m.p.