Deputetët e Kosovës nuk i tremb Kushtetuesja, s’ka konstituim për herë të 52-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52. Seanca u ndërpre sërish në pikën e votimit për ngritjen e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë.

Kushtetuesja që kufizoi afatin për vendimmarrje të Kuvendit deri të shtunën nuk solli ndonjë ndryshim në sjelljen e 120 deputetëve, të cilët i qëndruan besnikë pozicioneve që kanë mbajtur që nga fillimi.

Krerët e partive deri dje në opozitë mirëpritën masën e pezullimit të Kushtetueses.

“Dëshira jonë ka qenë që kjo të ndodhë tashmë, që të ketë një aktgjykim para se të skadojë afati, në mënyrë që ta kenë të qartë deputetët se cilat janë pasojat apo veprimet, por është në të drejtën e tyre dhe po presim shpresoj që të publikohet edhe para datës 8”, tha Memli Krasniqi i PDK.

“Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është shenjë e mirë që është vendosur masa e përkohshme. Kryesuesi ka shkelur Kushtetutën dhe kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Ne presim të ketë vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri me datë 10 gusht”, deklaroi Lumir Abdixhiku i LDK

“Një Kosovë, një parlament jemi peng të Kurtit, nëse ai vërtetë e ka nda mendjen, e unë po besoj që vërtetë e ka nda mendjen me bo keq e më keq, do vazhdojë me degradu vendin, pra zgjedhjet e ardhshme nuk janë një ngritje e nivelit të demokracisë janë një dëshpërim i demokracisë”, u shpreh Ramush Haradinaj i AAK.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate ende nuk janë afër një marrëveshjeje politike.

“Kemi bërë ofertën, por NISMA në këtë rast do të duhej të votonte. Pra, konstituimi i Kuvendit, pikë së pari është obligim i të gjithë deputetëve, jo vetëm i yni apo i Nismës, është obligim i të gjithë deputetëve. Ne për Nismen Socialdemokrate kemi pasur ofertë politike edhe për qeverisje”, deklaroi Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo edhe :  Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Partia e Limajt nuk është pro votimit të fshehtë ndërsa thotë se Vetëvendosje, ndryshe nga sa deklaron, nuk ka numra për të qeverisur.

“Për mua asnjëherë s’ka qenë temë ç ështja e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, por problemi kryesor i kësaj krize është mospasja e numrave të mjaftueshëm për qeveri. Derisa s’ka numra të mjaftueshëm të shumicës për qeverisje, gjërat kanë ngelur këtu ku janë sot”, tha Fatmir Limaj nga Nisma. m.p.

Të fundit

Shpat Kasapi rrëfehet për herë të parë pas lajmit të sherrit në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një...

Fluks turistik në Rrugën e Kombit! Radhë në Kalimash, por pritje e konsideruar normale

Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar. Në pikën e...

“Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej...

Heraklioni, qyteti i fundosur: a mund të përsëritet historia?

Sipas mitit, Heraklioni ishte qyteti ku Helena dhe Paridi ndaluan përpara se të niseshin drejt Trojës. Historia e tij mund të shërbejë si një...

Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Lajme të tjera

Web TV