Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare.

Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia për shkak të rrezishmërisë, ajo dhe familja e saj janë rikthyer në banesën e tyre.

Në një intervistë nga oborri i shtëpisë së djegur, për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, Ana Duka thotë se zjarri ka djegur çdo gjë.

Ajo shprehet se ka vajtur dëm mundi i një jete, ndërsa problemi emergjent i tyre është se ku do të kalojnë natën për shkak të dëmeve që ka pësuar banesa nga flakët. Sipas saj, është djegur çdo gjë, e ka shpëtuar vetëm oborri i shtëpisë.

“Këtu lart kam stallën që kemi lopën, atje vajtur burri e shuajti me kova. Ullinjtë prapë andej poshtë ku kemi nëpër fusha, dhe këtej lart që kemi, na janë djegur çdo gjë. Vetëm çatia na ka mbetur. Sot do flemë në qiell të hapur, nuk e dimë as vetë se ku do flemë, nuk kemi as ujë, as drita”.

Ana rrëfen edhe momentin se si mësuan kur zjarri avancoi drejt fshatit të tyre.

“Zjarri nisi nga Kalasa që dje, ne ikëm në punë. Kur na marrin pastaj na thonë hajdeni se u dogjën shtëpitë. Na janë djegur të gjitha, rrushi, çdo pemë, çdo gjë, vetëm oborri ka mbetur. Nuk na linte as polici që të vinim në shtëpi të shuanim ndonjë zjarr. Kemi mundin e jetës, kemi punuar një jetë këtu. Ku të vemi, jemi në qiell të hapur, kush do mendojë për neve. S’kemi as rroba, ja me këto që kishim veshur, erdhëm nga puna direkt. Ja u shikoni vetë, është djegur çdo gjë. Asnjë gjë s’ka mbetur”. m.p.

Të fundit

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

Lajme të tjera

Web TV