Si lider global, SHBA-të duhet të parandalojnë përplasjet dhe luftërat, tha Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.
“Amerika është lideri global. Nëse e ke marrë iniciativën, vëre në punë. Lidershipi ka të bëjë me parandalimin e përplasjeve dhe luftërave”, tha ai në një video të postuar në kanalin Pul Pervogo Telegram, i cili thuhet se është afër zyrës së tij të shtypit.
Kanali e mbishkroi videon me frazën, “Intervistë. Tre pika nga e para rreth asaj që ka vërtet rëndësi”.
Agjencia e lajmeve BelTA raportoi më parë se Lukashenko kishte dhënë një intervistë për një nga mediat më të famshme të lajmeve në botë. Emri i organizatës së lajmeve, si dhe emri i intervistuesit nuk janë zbuluar ende. m.p.