Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët akuzohen për trafik armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar, raporton A2 CNN.
Kush janë të akuzuarit?
1. Adulla Hoxhaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin, 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal
iii. “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë dhe në sasi të mëdha, të parashikuar nga neni 278/7 në lidhje me paragrafin 4 të kësaj dispozite të Kodit Penal, të cilat i janë sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 1.8.2024
iv. “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”, e parashikuar nga neni 279/1 të Kodit Penal, të cilat i janë sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 1.8.2024.
2. Almir Gjidiaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
3. Admir Tutaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
4. Alban Gjidiaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
5. Rifat Avdiaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
6. Bojken Turtulli, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
Si ranë në pranga 6 të akuzuarit?
Nga aktet e administruara për këtë procedimi penal, ka rezultuar se më datë 10.4.2023, gjatë procesit të skanimit të një mjeti tip furgon me targa britanike, KS 15 MZN janë konstatuar anomali dhe është vendosur të bëhet kontrolli fizik i tij, pranë pikës së kontrollit.
Prej këtij kontrolli rezultoi se, në brendësi të një tavoline druri që ndodhej në këtë furgon u gjet e fshehur një sasi prej 8 armësh zjarri të llojit pistoleta, 4 krehëra pistoletë dhe 201 copë fishekë të kalibrit 9 mm.
“Duke iu referuar zbulimit të sasisë së armëve dhe municionit luftarak të sekuestruar, me destinacion përfundimtar, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe mënyrës se si organizatorët kanë siguruar dhe fshirë numrat e serisë në 6 prej armëve të zjarrit, është vlerësuar se ato nuk do të përdoreshin për vetëmbrojtje. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim penal, është identifikuar fillimisht vetëm njëri prej personave të implikuar në kryerjen e kësaj vepre penale dhe më datë 15.6.2023, është bërë identifikimi i shtetasit, Franko Gjalpi. Në përfundim të hetimeve, dosja në ngarkim të tij është dërguar për gjykim dhe me vendimin Nr. 67, date 6.11.2024, ky i pandehur është deklaruar fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendim i cili është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 8, datë 11.3.2025”, thotë SPAK. m.p.