Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për kryetarin e Partisë Demokratike.

“Fillimisht, duhet të ketë garë. Duhet të ketë dëshirë dhe vullnet politik për garë, për ndryshim. Por, kur shikoj 2027, them se kandidatët për kryetarë bashkie duhet të jenë të mirë. E pamë në vitin 2023: u performua më mirë atje ku u përfaqësuam më mirë”, tha Alimehmeti.

“Ka dy lloj modelesh se si zgjidhen këto punë: në Lindje dhe në Perëndim. Në Shqipëri pritet me thikë, dikush del dhe dikush hyn. Duhen parë kontributet që janë dhënë në parti dhe për këtë duhet të kesh garantor të këtyre kontributeve. Shtetet perëndimore bëjnë këtë: përgjatë kohës që dihet që dikush do të ikë nga puna se po i afrohet mosha e pensionit, vendoset një i ri që një vit para. Janë të dy bashkë dhe kompetencat kalohen gradualisht. Në këtë mënyrë, në fund nuk ka krisje të fortë, por situata ecën para në mënyrë të butë. Në Shqipëri nuk e kemi parë këtë variantin perëndimor”, shtoi Alimehmeti./kb

Të fundit

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Lajme të tjera

Web TV