Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të mbarojë punën me Hamasin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

122 persona mes tyre 83 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e krizës në urisë në Gaza. Presidenti Donald Trump njofton se marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit nuk është arritur me këta të fundit që nuk kanë pranuar kushtet. Sipas Trump tani Izraeli duhet të mbarojë punën në Gaza.

E teksa Gaza po përballet me një krizë urie, Presidenti Amerikan Donald Trump tha se grupi militant palestinez Hamas nuk donte të bënte një marrëveshje për armëpushim dhe lirim pengjesh në Gaza.

“Ata u tërhoqën për sa i përket negociatave. Ishte shumë keq. Hamasi nuk donte vërtet të bënte një marrëveshje. Mendoj se ata duan të vdesin dhe është shumë, shumë keq. Dhe gjërat arritën në një pikë ku tani duhet ta përfundosh punën”, tha Trump.

Komentet vijnë ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli tani po shqyrtonte mundësi “alternative” për të arritur qëllimet e tij për të sjellë pengjet e tij në shtëpi nga Gaza dhe për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në territor.  Ndërkohë Presidenti Trump nuk la pa komentuar edhe vendimin e Francës për të njohur Palestinën.

“Epo, kjo është ajo që bën ai. Nëse e bën këtë, kjo varet nga ai. Nuk varet nga unë. Unë jam me Shtetet e Bashkuara. Nuk jam me Francën.”

Situata në Gaza mbetet jashtëzakonisht shqetësuese për sa i përket krizës së urisë. Sipas raportimeve të Kombeve të Bashkuara 122 persona kanë humbur jetën nga uria ku 83 prej tyre kanë qenë fëmijë./kb

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV