“Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë”/ Alimehmeti: Duhet retushim brenda PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” ku ndër të tjera foli dhe për analizën e brendshme brenda PD në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Alimehmeti vlerësoi se kjo analizë duhet të bëhet pasi raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR të përfundojë.

Por ai tha se deri atëherë, PD po vijon punën për zgjedhjet vendore të ardhshme që do të mbahen në 2027.

Sipas Alimehmetit, brenda në PD të gjithë janë të qartë se kush punoi gjatë fushatës dhe kush jo. Por simbolikisht, ai tha se “jo çdo rrobë e pisët, duhet të lahet jashtë shtëpisë”, duke nënkuptuar se brenda strukturave do të ketë ndryshime e lëvizje në ekipin e PD  për gjedhjet e ardhshme.

“Ne e kemi shumë të qartë se kush punoi dhe kush jo, njerëz që kishin mundësi të performonin dhe nuk e bënë, ose njerëz që nuk kishte njeri ndonjë besim të madh dhe dhanë kontribut tejet të madh. Unë flas për qarkun e Tiranës, por ishte shumë e qartë, psh një element kyc që vumë re tek PD e PS, lista e mbyllur nuk ishte në lartësinë e situatës, disa prej tyre ishin praktikisht të papranishëm në fushatë, për këtë s’presim raportin e OSBE.

Disa njerëz mund të kishin dhënë më shumë kontribut por nuk e dhanë. Unë nuk do ta quaja fitore nëse kam një karrige dhe fitova. Unë nuk i heq asgjë pjesës që këto ishin votime dhe jo zgjedhje, por ne duhet të merremi me sëmundjen tonë. E kemi të qartë kundërshtarin tonë”, tha kandidati i PD në listën e hapur të Tiranës, Ilir Alimehmeit.

Ilir Alimehmeti: Ka dy aspekte, njëri patjetër është real dhe procedurial.

Ne jemi në një situatë kur ka dalë raporti paraprak i OSBE-ODIHR por ska dalë përfundimtari. Analiza jonë shërben për të ushqyer raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR dhe patjetër dhe ata kanë gjetjet e tyre, ndërkohë që dhe ne presim raportin e tyre për ta inkorporuar tek e jona. Ska si të përfundojë analiza jonë pa dalë ky raport i osbe

Elementi i dytë nuk do të thotë se analiza s’po bëhet dhe  nuk është e qartë për ne. Ka qenë e qartë gjatë fushatës. Nuk flasim për kundërshtarin, por po flasim çfarë do të kishim bërë brenda vetes. Do të elaborohet në javët e muajt në vijim.

Lexo edhe :  Toka, vila e apartamente, sekuestrohen pasuri me vlerë 9,3 milionë euro

Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë, brenda shtëpisë në forumet e brendshme. Ne e kemi shumë të qartë se kush punoi dhe kush jo, njerëz që kishin mundësi të performonin dhe nuk e bënë, ose njerëz që nuk kishte njeri ndonjë besim të madh dhe dhanë kontribut tejet të madh. Unë flas për qarkun e Tiranës, por ishte shumë e qartë, psh një element kyc që vumë re tek PD e PS, lista e mbyllur nuk ishte në lartësinë e situatës, disa prej tyre ishin praktikisht të papranishëm në fushatë, për këtë s’presim raportin e OSBE.

Disa njerëz mund të kishin dhënë më shumë kontribut por nuk e dhanë. Unë nuk do ta quaja fitore nëse kam një karrige dhe fitova. Unë nuk i heq asgjë pjesës që këto ishin votime dhe jo zgjedhje, por ne duhet të merremi me sëmundjen tonë. E kemi të qartë kundërshtarin tonë.

Analiza duhet bërë por kjo s’duhet të thotë të ndalen veprimet tona. Pse duhet? Ne duhet të jemoi shumë të qartë se gara e ardhshme politike është 2027, zgjedhjet vendore. Këto janë krejt ndryshe nga ato parlamentare.

Ne për të qenë gati për këtë, ne kemi nevojë që tani, ka nevojë për retushime, duhet të zëvendësohen, sepse duhet të shtrosh rrugën drejt 2027, nuk bëhen gjërat as brenda ditës as brenda javës. A mund të presim ne deri në fund?

Kur flasim për retushim e kam fjalën për njerëz, disa pozicione nuk performuan, duhet të zëvendësohen dhe ka shumë. Në fund të ditës, dhe  me ekipin më të mirë të kishim, programin e kishim të shkëlqyer, me atë përdorim që iu bë aseteve nuk mendoj s edo të kishte një forcë për ta kapërcyer, por duhet shtuar kapaciteti që të ketë presione më të madh të mundshëm ndërkombëtar, të cilët nuk mbajtën një rol të madh.

Në vitin 2021 pati një nismë të 5 kancelarive për ti bërë apel qytetarëve për të votuar. Në 2023 dhe 2025 nuk e dëgjuam. Jo vetëm kaq, por dëgjuam kryeministrin që thonte mos votoni dhe ata nuk reaguan.

Është e rëndësishme. Pa arbitër në fushë dhe pa garë të barabartë është  e kotë ti themi këtij ekipi që ti humbe apo fitove, mendoj që zgjedhjet u morën nga PS nuk mendoj se u fituan./e.t

Të fundit

OSBE: Kodi i ri Penal do kohë dhe konsultim të plotë

Prezenca e OSBE në Tiranë nuk është konsultuar nga autoritetet shqiptare gjatë hartimit të draftit për Kodin e ri...

6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

Nëse kodi i ri penal do të miratohet kështu si është propozuar, një zgjedhës që e shet votën e tij do të dënohej më...

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm 20 kilometra nga qyteti, kjo...

Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli,...

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV