“PD-ja s’e ka luksin për të bërë pushime të gjata. Duhet të jemi në terren për zgjidhje’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në studion e “Off the Record”, deklaroi se partia ku ajo bën pjesë nuk e ka luksin “për të bërë pushime të gjata”.

“PD-ja nuk e ka luksin për të bërë pushime të gjata. Sepse ajo çfarë i ka ndodhur jo vetëm Partisë Demokratike, por edhe Shqipërisë, unë mendoj që duhet menduar për disa skenare dhe do duhet të jetë në terren për të gjetur zgjidhjen jo vetëm për 500 mijë demokratë që e duan zgjidhjen, por edhe për ata që kanë votuar Edi Ramën, por sot ai po i prish shtëpitë”, tha Kuçana.

“Që ka pasur farsë zgjedhore, kjo nuk diskutohet. Denoncimet e mia në SPAK kanë qenë të përjavshme para zgjedhjeve, por denoncimet që kam bërë për bandat kriminale më kthyen në kandidaten më të sulmuar. Por, kam zgjedhur të merrem me politikë sepse e shikoj si mision ndaj qytetarëve që më kanë besuar dhe më kanë votuar.

Qytetarët më pyesin: duhet të ikim edhe ne nga Shqipëria, apo opozita do të na qëndrojë krah përballë një kryeministri që nuk dihet se çfarë do të bëjë nesër”, theksoi më tej Kuçana. /E.T

Të fundit

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës., ku se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri...

Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator...

OpenAI nën akuzë të rëndë: ChatGPT “inkurajoi” 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës

Kompania amerikane OpenAI, që ka krijuar ChatGPT, është përfshirë në një skandal të rëndë pasi familja e një adoleshenti 16-vjeçar nga Kalifornia ka ngritur padi ndaj...

28 Gusht 1916 – Dy shpallje lufte në Europën e Luftës së Parë Botërore

28 gusht 1916 – Gjermania i shpall luftë Rumanisë – Italia i shpall luftë Gjermanisë.   Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914 mes dy...

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore. “Burokracia nuk ka për të...

Lajme të tjera

Web TV