Rithemelim, rikthim dhe revolucioni vazhdon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Alban Daci

Kriza dhe serioziteti i një subjekti politik kuptohet nga dialektika që përdor dhe kjo e fundit ndërtohet mbi bazën e supozimeve ose termave. Ndonjëherë bëhet për të krijuar politik dhe  herë të tjera përdoret si justifikim se po prodhojnë politik.

Në versionin e parë ndodh kur procesi është serioz e qëllimi final është për reformim serioz.

Ndërsa në versionin e dytë është thjeshtë demagogji dhe zakonisht qëllim final ka për të justifikuar aksione ose të ashtuquajturit vendime brenda një subjekti për të justifikuar vendime të padrejta dhe të për të rikthyer status quon në pikën zero në shërbim të atyre që ndërmarrin nismën.

Fillimi e mbarim historia e “Rithemelimit” ka qenë e mbetet demagogji dhe kjo nuk ka nevojë për ndonjë shkencë për t’a kuptuar, sepse të rithemelosh diçka do të thotë se ajo “ç’ka” nuk ekzistonte.

Në fakt ajo ekzistonte, kishte struktura, grup parlamentar dhe çdo gjë çfarë i nevojitej një subjekti. Ajo që ndodhi në atë subjekt ishte rikapje e jo rithemelim, sepse ishi u kthye dhunshëm dhe e mori siç ishte pa ndryshuar asgjë e madje as skuadrën në thelb.

Tani po riqarkullon ideja se na paskan gënjyer me atë që e quajtën rithemelim, sepse paska qenë rikthim dhe tani është momenti të bëhet rithemelimi i vërtetë.

Pra, në çdo rast na paskan gënjyer. Në fakt kanë gënjyer ata që janë të detyruar të gënjehen për interesa personale duke ndryshuar qëndrime si ngjyra e kameleonit e kanë gënjyer të tjerët që për shkak të nostalgjisë dhe iluzionit të lidhur me ndjenjën e miltantizmit besonin ose ëndërron në rikthimin e liderit që e kanë shoqëruar në mitingje dhe kudo për të paktën 30 vite.

Lexo edhe :  E Enjtja magjike e futbollit shqiptar

Gjithashtu, hapja e kësaj teme soț, lidhet me vështirësitë që po kalon ky subjekt për shkak të humbjes së zgjedhjeve e kështu duan ta adresojnë debatin  në procese e zhvillime të brendshme për të harruar se dështuan në qëllimin final për të rrëzuar Ramën.

Pra, ky proces duhet pas shtatorit për t’i impenjuar militantët në forma  fiktive e me shpresën se do të korrigjohen padrejtësitë e brendshme.

Gjithashtu, të bësh këtë proces pas zgjedhjeve,  kur të tjerët kanë marr mandate e privilegje është sikur të tallesh me shumicën që mund t’u japësh ndonjë titull apo pozicion brenda, por në fakt është sikur të kenë çelësat e kashtës përballë një Pozite që ka gjithçka e s’ka nevojë për asgjë.

Gjithashtu, brenda llojit ose jashtë llojit ka shumë gjata që edhe në shtator “revolucioni” të nis nga fitorja në fitore.

Të fundit

Kryemadhi heq unazën e martesës para SPAKut: Po bëj gati skenarin për…

Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK ku do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve. Ajo ka hequr unazën para godinës...

Kapet në autostradën Tiranë–Elbasan, kreu i një organizate kriminale

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 59-vjeçarin Ilir Kociaj (Koçiaj), kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, i shpallur në kërkim dhe i dënuar...

Nisin sot aplikimet për zgjedhjen e programeve universitare, afati përfundon më 3 gusht

Maturantët shqiptarë kanë nisur sot procesin e aplikimit për përzgjedhjen e programeve të studimit në arsimin e lartë. Sipas njoftimit të bërë nga kryeministri...

“ZERO pasuri të paligjshme!”/ Meta reagon pas kërkesës për tu paraqitur në SPAK

Nuk kam patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në ora 08:30, kur një gardian i IEVP “Jordian Misja” më...

Çfarë po ndodh me këngëtarin e njohur? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji

Justin Timberlake ka ngritur shqetësime serioze mes fansave pas një paraqitjeje të dobët në koncertin e tij të fundit në Georgia, vetëm pak ditë...

Lajme të tjera

Web TV