Zjarret në vend, dy avionë nga Kroacia dhe Italia ndihmojnë në shuarjen e flakëve

Dy avionë të tipit “Canadair”, të ardhur nga Kroacia dhe Italia, po ndihmojnë në operacionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e Shashicës, në jug të vendit.

Ndërhyrja e tyre është bërë e domosdoshme për shkak të përmasave që ka marrë zjarri në këtë zonë të vështirë malore.

Terreni i thyer ka vështirësuar operacionet nga toka./e.t