Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn, dhe jo ndonjë post brenda Partisë Demokratike.
I pyetur në A2 CNN nëse do të ketë ndryshime në funksionet e larta drejtuese të PD para nisjes së sesionit të ri parlamentar, dhe nëse ka ai ambicie për ndonjë pozicion, si ai i Sekretarit të Përgjithshëm, që mbahet aktualisht nga Flamur Noka, ai u përgjigj: “Absolutisht jo! Aktualisht jam drejtues politik i Tiranës, jam anëtar i kryesisë së PD, jam deputet… Mendoj që kjo forcë politike më ka vlerësuar jashtë mase dhe jam përgjigjur me punë dhe përkushtim. Nuk kam asnjë ambicie përveç rrëzimit të Edi Ramës. Po u arrit rrëzimi i Edi Ramës është përmbushur ambicia ime”.
“Pa post kam qenë unë prej vitit 2023, dhe i nxorëm ujët e zi Bashkisë së Tiranës për 44 javë me radhë. Më 11 maj nuk ka pasur zgjedhje. Këtë debat patëm edhe më 14 maj 2023. Erion Veliaj nuk mundet, është më i fortë se kurrë, dhe ja ku jemi sot kur Erion Veliaj është në burg, i gjithë shtabi i asaj fushate është në burg dhe sot nuk ke më Bashki, por një aparat të shkatërruar të administratës publike”, shtoi Këlliçi. m.p.