Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla/Nxënësit më të përqendruar dhe socialë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që ka bërë që Holanda të ndërmarrë një hap drastik, ndalimin e plotë të përdorimit të celularëve në shkolla.

Përfitimet janë të qarta, të qëndruarit larg pajisjeve elektronike gjatë mësimit apo edhe gjatë pushimeve sjell efekte pozitive jo vetëm në përvetësimin e dijes, por edhe në aspektin social.

Ky ndryshim i madh është bërë i mundur nga udhëzimet e reja të miratuara nga Ministria e Arsimit në janar 2024, të cilave tashmë i janë përshtatur shumica e shkollave në vend. Sot, afro dy të tretat e shkollave të mesme holandeze i kërkojnë nxënësve të lënë telefonat në shtëpi. Në disa shkolla, celularët vendosen në dollapë të posaçëm dhe qëndrojnë aty deri në fund të ditës shkollore.

Sipas intervistave të zhvilluara nga Instituti Kohnstamm, 75% e nxënësve thonë se përqendrohen më lehtë në mësim ose në detyra, ndërsa 59% raportojnë përmirësim të klimës në klasë dhe të marrëdhënieve me bashkëmoshatarët. Pa telefon në duar, të rinjtë flasin më shumë mes tyre, debatojnë, luajnë, lëvizin, shohin njëri-tjetrin në sy dhe lexojnë më shumë libra. Efektet pozitive ndihen edhe në luftën kundër bullizmit.

Disa nxënës tregojnë se edhe pasi kthehen në shtëpi, kanë më shumë dëshirë të ndërveprojnë me njerëzit përreth sesa të kontrollojnë njoftimet në telefon.

“Tani që nuk mund të bësh më një foto fshehurazi dikujt në klasë dhe ta shpërndash në një grup WhatsApp, është rritur ndjesia e sigurisë sociale“, thotë doktori Alexander Krepel, studiues në Kohnstamm Instituut.

Por Holanda nuk është e vetmja që po vepron kundër përdorimit të celularëve në shkolla. Franca ishte ndër të parat, duke ndaluar përdorimin e telefonave për nxënësit nga mosha 11 deri në 15 vjeç që në vitin 2018. Për fëmijët më të vegjël, ndalimi ka qenë gjithmonë absolut. Nga viti i ardhshëm shkollor, Franca do ta ashpërsojë më tej masën: nxënësit nuk do të lejojnë vetëm të mos i përdorin, por do t’i dorëzojnë telefonat në dollapë të posaçëm të administruar nga mësuesit, për t’i marrë sërish vetëm në fund të ditës.

Lexo edhe :  Transporti sekret amerikan, armët bërthamore në tokën e Mbretërisë së Bashkuar

Kjo vjen pas një periudhe prove të quajtur “pushimi dixhital”, në të cilën morën pjesë rreth njëqind shkolla franceze gjatë gjashtë muajve të fundit.

Një studim i Universitetit të Birmingham mbi 1.227 nxënës në 30 shkolla, i publikuar në revistën Lancet, thekson se ndalimi i telefonave në shkollë nuk mjafton. Për të pasur një ndikim të qartë në mirëqenien mendore dhe fizike të adoleshentëve, është e nevojshme të kontrollohet edhe koha që kalojnë në rrjete sociale pas mësimit dhe në shtëpi.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 90% e shkollave ndalojnë përdorimin e telefonave në klasë, por 79% e lejojnë që nxënësit t’i mbajnë me vete. Një raport i UNESCO-s i vitit 2024 vëren se edhe një shpërqendrim i vogël nga telefoni kërkon të paktën 20 minuta që një nxënës të rifitojë përqendrimin e mëparshëm – një kohë që në epokën e mbingarkesës së stimujve nuk është aspak e vogël.

Në Spanjë, rajoni Castilla y León ka ndaluar celularët në shkolla që nga viti 2007, dhe pjesa më e madhe e vendit është përshtatur me këtë praktikë.

Sakaq, në Itali, ministri i Arsimit Giuseppe Valditara ka parashikuar ndalimin e telefonave në shkollat fillore dhe të mesme dhe ka nënshkruar një qarkore që do ta zgjerojë këtë ndalim edhe për shkollat e mesme të larta nga viti shkollor 2025/2026. Ministri ka cituar disa herë raportin e OECD, sipas të cilit 17% e adoleshentëve ndihen të shqetësuar dhe të stresuar kur u hiqen pajisjet dixhitale, një simptomë që ngjan me ato të varësisë./E.T

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV