“Më kishin paralajmëruar për Endrit Shabanin, por i besova dhe…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish zhvillimet e fundit brenda koalicionit me të cilin ai mori pjesë në zgjedhjet e 11 Majit dhe “prerjen të besë” të ish-aleatit të tij të “Nismës Thurrje”, Endrit Shaban.

I ftuar së fundmi në A2 CNN, Lapaj është shprehur sërish i zhgënjyer, duke pohuar se ndonëse miq të shumtë i kishin kërkuar që të mos i besonte Shabanit, ai vendosi që të “shtrëngonte duart” me shokun e tij prej 12-vitesh.

“Nuk e mendoja kurrë që dikush mund t’i bënte një akt kamikaz rrugëtimit politik të ndryshimit në Shqipëri”, tha më tej Lapaj, duke theksuar se nuk e kishte imagjinuar asnjëherë një ndarje në këtë formë.

Ndërkohë, sa i takon deklaratës së tij të mëparshme se nuk do të hynte në Parlament nëse subjekti politik që ai drejtonte do të merrte vetëm një mandat, Lapaj theksoi se ishte bërë në funksion të motivimit të ekipit, para formimit të koalicionit dhe se nuk kishte synuar keqinterpretim të sistemit zgjedhor.

Kujtojmë se më 23 korrik, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, i dha drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për “karrigen” në Parlament.

Përfundimisht, sipas kreut të KQZ, Lapaj mbeti zyrtarisht jashtë Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që mandati i deputetit të Nisma Shqipëria Bëhet i kaloi Kleana Xhuvelit, kushërirës së Lapajt.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, kjo e fundit u shpreh se do të mbajë mandatin e saj deri në momentin që ai t’i rikthehet të zotit, pra Lapajt.

“Deri në ditët qe beteja ligjore do ta kthejë te i Zoti, te njeriu më i besuar i tij Adriatik Lapaj. Unë jam 27 vjeçe dhe jam kushërira e Adriatik Lapajt”, tha ajo shkurtimisht.

Lexo edhe :  Reforma në drejtësi, Manjani: Ja deputetët e PD që do bashkonin votat me Ramën

Kleana Xhuveli është një juriste e re, e përfshirë në zgjedhjet e 11 majit 2025 me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, në bashkëpunim me Adriatik Lapajn. m.p.

Të fundit

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Lajme të tjera

Web TV