NASA publikon hartën: Mesdheu po digjet nga zjarret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesdheu po përjeton një prej verave më të nxehta dhe më shkatërrimtare të viteve të fundit, ndërsa qindra vatra zjarri janë regjistruar përgjatë gjithë rajonit.

NASA ka publikuar imazhe satelitore që tregojnë qartë përhapjen e flakëve në vende të ndryshme si Greqia, Spanja, Italia, Qipro, Franca Jugore dhe Shqipëria.

Pamjet e kapura nga sistemi satelitor i NASA-s dokumentojnë vatrat aktive në kohë reale. Çdo pikë e kuqe në hartat satelitore përfaqëson një zjarr i vogël apo i madh që po shkrumbon sipërfaqe të mëdha të gjelbërta, kryesisht në zona pyjore.

Të dhënat e mbledhura nga agjencia hapësinore amerikane ofrojnë një pasqyrë të qartë mbi zhvillimin e situatës gjatë 24 orëve të fundit, si dhe gjatë javës së kaluar, e cila ka qenë ndër më të nxehtat e kësaj vere.

Sipas NASA-s, përhapja e zjarreve është ndikuar nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë gadishullin Ballkanik dhe pjesë të Italisë. Në shumë zona, situata është përkeqësuar edhe për shkak të erërave të forta dhe mungesës së reshjeve.

Ndërsa shumica e vatrave përfaqësojnë zjarre të përhapura në pyje, agjencia paralajmëron se disa prej pikave të kuqe në hartë mund të lidhen edhe me aktivitete të tjera njerëzore, si djegie të kontrolluara nga fermerët, procese industriale, apo edhe shpërthime që lidhen me konfliktin në Ukrainë.

Autoritetet në vendet e prekura vijojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa banorët janë paralajmëruar për rrezikun në rritje nga përhapja e flakëve. m.p.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV