Zjarri rrezikon banesat në Kalasë, MB: Në aksion një helikopter Black Hawk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kalasë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar.

Ministria e Mbrojtes bënë me dije se në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Haëk.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë Besmir Veli ndodhen në terren, ku po ndjekin nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve.

Ndërkohë, zjarri i ardhur nga Kalasa momentalisht po kalon mbi malin e Lukovës në sipërfaqe me bimësi të dendur. Fronti është në majë të malit në drejtim të Lukovës dhe Sasajt dhe po favorizohet edhe nga era. m.p.

Të fundit

Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim...

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, menjëherë pas takimit...

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e...

Trump vlerëson samitin: Putin është një djalë i fortë, ishte një takim shumë i ngrohtë

Presidenti amerikan Donald Trump e vlerësoi samitin e tij të ndjekur nga afër të premten me Presidentin rus Vladimir Putin me “10” nga 10...

Ndërsa Netanjahu e lë Gazën të vuajë urinë, në Izrael ka një betejë krejt tjetër

Këtu në Tel Aviv, plazhet dhe restorantet janë plot. Në këtë atmosferë shpërqendrimi, kryeministri po luan lojërat e tij të pushtetit dhe po pastron...

Lajme të tjera

Web TV